Pas arrestimit të autorit të vrasjes së Shero Duraj, gati një vit pas kryerjes së krimit, Shqiptarja.com ka shkuar në fshatin Kalenjë të Mallkastërs një zonë kodrinore dhe e rrethuar  me pyje me dru  ahu. Në shtëpi ishte vajza e tij  ndërsa e ëma kishte shkuar në një fshat, Drenove, në një ngushëllim familjar.

Për banorët e Kalenjës vrasja e 57 vjecarit Shefo Duraj një vit më parë, ishte e pritshme për shkak të disa ngjarjeve të ndodhura në vitin 1968. Babai i tij, Llane Duraj, vrau në emër të pronës socialiste bashkëfshatarin Mynyr Goxhaj nga Aranitasi 50 vjet më parë. Kjo vrasje u bë shkak për hakmarrje nga familjarët e Goxhaj.

Edhe është ofenduar ai. Vrasësi e ka studiuar se një muaj par ase ta vriste ai  erdhi këtu e pyeti për rrugën.”, thonë banorët

 

Jo vetëm kaq por djali i viktimës u burgos menjëherë pas vrasjes shtatë vjet për politikë.

 

“Djalin pastaj thanë që do ikte jashtë të merrte hak, por e dënuan shtatë vite djalin e viktimës. Si përfundim i thash unë që i ka vdekur nëna se do e dënonin si familje. Ky u bë kulak se kur kërkonin tatimet si sot i mori pulat i futi në pyll”, shprehen banorët

Edlira Duraj vajza e 57 vjeçarit të vrarë nga hasmi një vit më parë kërkon dënim të merituar për autorin. “Ne nuk jemi rritur me urrejtje, nuk e dinim me detaje ngjarjen” thotë 27 vjecarja.

Deri tani jam e qetë dhe dua që të marrë dënimin e merituar. Ti dali e drejta  e tij sepse ishte njeri shumë pozitiv, nuk i binte njeriu në qafë.”, thotë Edlira .

57 vjecari Shefo Duraj la pas gruan e tij dhe 4 vajza dy prej të cilave të martuara e me fëmijë. Banorët e njihnin për njeri të qetë. Babai i tij Llane Duraj vrau në emër të pronës socialiste bashkëfshatarin Mynyr Goxhaj nga Aranitasi 50 vjet më parë. Autori në atë kohë bëri vetëm 3 muaj burg ndërsa vdiq në pleqëri aty nga fillimi i viteve 90. Një vit më parë 57 vjecari Shefo Duraj me profesion naftëtar, u gjet i vrarë me mjete prerëse dhe i djegur pjesërisht në pyllin e Kalenjës. 11 muaj më pas, Policia arrin të arrestojë autorin e kësaj masakre. Në pranga ka rënë Feti Yzeiraj, 41-vjeç nga Mallakastra.

Burime të Report TV nga Policia e Fierit sqaruan se shkak i vrasjes është hakmarrja. Kjo për faktin se babai i Shefo Durajt, Llane Duraj ka vrarë gjyshin e Feti Yzeiraj, me inicialet M.G. Pikërisht për këtë ngjarje të ndodhur në vitin 1968 është hakmarrë Feti Yzeriaj, duke vrarë në mënyrë makabre Shefo Durajn. Mendohet se Feti Yzeiraj e ka rrëmbyer fillimisht 57-vjeçarin dhe e ka çuar në pyll.

Më pas ai e ka qëlluar me thikë dhe ka tentuar që edhe të djegë trupin, pasi ekspertët mjeko-ligjor, zbuluan shenja djegie të shkallës së parë te viktima.
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com