Një ish-polic nga Siberia i shndërruar në vrasës serial ka pranuar se ka vrarë të paktën edhe 59 gra, dy vjet pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për 22 vrasje. Popkov aktualisht është i akuzuar për 47 vrasje të cilat i ka rrëfyer.
 
Numri i përgjithshëm i viktimave deri tani arrin në 81 duke e listuar 52-vjeçarin si vrasësin serial më të rrezikshëm në Rusi, që tejkalon edhe Andrey Chikatilo që u ekzekutua në vitin 1994 për vrasjen e të paktën 52 personave.
 
Sipas raporteve ende kontradiktore Popkov i ka kryer vrasjet në periudhën 1994 deri në vitin 2000/20012. Në vitin 1998 ai la karrierën në polici duke habitur kolegët të cilët shprehen se në atë kohë ishte në kulmin e karrierës.

serial killer

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com