Pavarësisht se janë njohur me provat shkencore të Policisë, të dy të arrestuarit kanë mohuar lidhjet e bëra nga Uniformat Blu. Hetuesit u kanë treguar autorëve shenjat e gishtave që janë gjetur në makinën BMV, që u përdor për vrasjen e Begallës, të cilat janë të njëjta me gjurmët e Denis Demirit e Ardian Serezit. Pikërisht kjo makinë BMV që është larguar pak sekonda pas vrasjes së biznesmenit pranë sheshit Wilson, është sekuestruar nga Policia. Aty janë gjetur gjurmë gishtash dhe më pas hetuesit kanë mbajtur në vëzhgim Demirin dhe Serezin.
Në një lokal në zonën e Kombinatit, sapo janë çuar nga një Bar-Kafe, hetuesit kanë marrë filxhanët e kafes që u përdoren nga dy autorët e dyshuar. Më pas gjurmët kanë rezultuar të njëjta me ato që u gjetën në makinën BMV. Kjo është një ndër provat e forta që ka në dorë Policia e Tiranës, bashkë me një komunikim që Demiri dhe Serezi kanë me njëri-tjetrin, ku thonë se “Shpëtuam, u arrestuan persona të tjerë”.
Sipas Policisë së Tiranës Denis Demiri dhe Ardjan Serezi janë paguar për të kryer vrasjen e Memli Begallës. Demiri ka qënë në rolin e ekzekutorit , ndërsa Serezi në rolin e bashkëpunëtorit. Për ti shpëtuar arrestimit të dy autorët ishin veshur sportive dhe përdoren një makinë me targa të huaja, por që u zbuluan nga hetuesit. Pista kryesore e hetimeve eshte ajo e borxheve, qe Begalla u kishte disa personave te tjere. Demiri dhe Serezi dyshohet se jane paguar me nje shume te konsiderueshme per te kryer vrasjen.
Makina tip BMW e autoreve
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









