Pas mjekut Redjan Rraja në burg mbetet dhe efektivi i policisë Alban Trimi i cili mbrëmjen e 1 Majit ndodhej në tavolinë së bashku me viktimën Elton Cica në lokal “De Niro” në bllok.
Pas prangosjes Trimi ka deklaruar për hetuesit se ndodhej ne Tepelenë në varrimin e Eltonit. Kjo tregon se prania e policit me Ciçën nuk ka qenë rastësore, por kishin miqësi me njëri-tjetrin.
Trimi ka dalë këtë të Premte para gjykatës së tiranës ku u njoh zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tij, atë të pengimit të zbardhjes së të vërtetës.
Prokurori Enklid Gjini në një seancë me dyer të mbyllura i ka argumentuar gjykatës se Trimi është person i dyshuar për veprime që sipas prokurorisë janë kryer me qëllim për të penguar zbardhjen e vrasjes së Çiçës.
Dhe pse zyrtarisht prokuroria nuk ka shpërndarë asnjë material kur kanë kaluar 5 ditë nga atentati që i mori jetën 36 vjeçarit Elton Çiça, burime nga grupi hetimor thanë se bëhet fjalë për fshehjen e pistoletës dhe celularit që mbante me vete Çiça.
Ajo çka mbetet mister është fakti se kush nda dy të dyshuarit i ka kryer këto veprime, pasi për të njëjtën akuzë në burg po mbahen mjeku Rraja dhe polici Trimi.
Ka qenë prokurori Gjini që ka urdhëruar arrestimin e dy personave të ndodhur në tavolinë me Çiçën pasi nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë ka rezultuar se deklaratat e tyre fill pas shoqërimit në polici ishin kontradiktore me veprimet reale që ata kishin kryer në lokal.
Ndërkohë burime nga grupi hetimorë i thanë Report TV se janë në pritje të tabulateve telefonike të personave që ishin në të njëjtën tryezë me Çiçën për të zbardhur raportet e tyre apo ndonjë kërcënim të mundshëm që viktima mund të ketë marrë në celular pasi dhe momentin që ai u vra po shkëmbente mesazhe.
INFO, PROKURORIA TIRANE
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Alban Trimi, me funksion oficer policie në Komisariatin nr.5, në Tiranë, i dyshuar për veprat penale të “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë së Tiranë, rezulton se i dyshuari, i cili ka qenë i pranishëm në atentatin e ndodhur në datën 01.05.2016 në lokalin “D..N…” në Tiranë, ku mbeti i vdekur shtetasin Elton Çiça, ka fshehur armën e zjarrit dhe telefonin celular që mbante me vete viktima.
Pas kqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhërin e ndalimit ndaj tij, si i dyshuar për veprat e mësipërme. Urdhëri i ndalimit është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit pas dy ditësh, për faktin se ai nuk u gjet. Nga verifikimet rezultoi se i dyshuari ka qenë në Tepelenë, në varrimin e viktimës Elton Çiça dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku është bërë i mundur edhe ndalimi i tij.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO