Vrasja dhe djegia e kosovarit në Fushë Krujë, ndalohet personi që u 'kap' nga kamerat pranë makinës

Një person që është parë pranë makinës së djegur të Xhafer Osmanit në Fushë-Krujë është ndaluar nga Policia e Durrësit. Burime nga radhët e uniformave blu bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy persona pranë automjetit ku u gjet i vdekur dhe i shkrumbuar nga zjarri Xhafer Osmani. I pari është një person që ka mbushur një shishe me benzinë pranë karburanti ku u dogj makina dhe pavarësisht se s’ka lidhje me ngjarjen, është lënë në burg pasi në banesë iu gjet një armë zjarri.

Personi kryesor i dyshuar për këtë ngjarje gjithashtu është ndaluar. Emir i tij nuk bëhet i ditur, por është parë pranë makinës së djegur duke u larguar dhe po verifikohet nga policia. Ndërkohë në Tiranë ka ardhur edhe vëllai i Xhafer Osmanit. Ai ka shkuar pranë mjekësisë ligjore për të tërhequr trupin e vëllait i tij, i cili i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Deri më tani ekspertiza nuk ka zbuluar shkakun e saktë të vdekjes, por burime nga ky institucion thanë se 57-vjeçari ka qenë gjallë kur i është vënë zjarrin makinës. Osmani mund të jetë qëlluar më herët me sende të forta, por shkak i vdekjes është nga zjarri.

Dyshohet se Xhafer Osmani mund të ketë pasur konflikte me disa persona në Fushë-Krujë. Osmani ka hyrë në Shqipëri në 29 prill dhe më 5 maj u gjet i shkrumbuar brenda makinës së tij në Fushë-Krujë. Ai dyshohet se mund të jetë dhunuar përpara se makinës ti vihej zjarri. Osmani u denoncua si i humbur në Kosovë dhe telefonin e kishte të ikur. Sipas dëshmisë që kanë dhënë nipi dhe vëllai i Xhafer Osmanit, kanë thënë se e kanë parë 57-vjeçarin, jo në një gjendje të mirë kohët e fundit. Policia ka mbledhur disa gjurmë gishtash në vendin e ngjarjes, por pritet rezultatet e AND-së për ti identifikuar ato.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u gjet makina e djegur ne Fushe Kruje

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë