Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë/ Prindërit për Report Tv: Përgjegjësi kryesor është familja, dikur shikonim mësuesin dhe dridheshim, tani thonë erdhi ky

 

Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli” kur sapo mbaruan mësimin, ka lënë dhimbje të madhe tek qytetarët, prindër e të rinj, që ndjejnë pasiguri se nesër një episod i tillë do i afrohet njerëzve të tyre të zemrës.

Nëse shoqëria dështon, hallka e parë e përgjegjësisë është familja. Shumica e qytetarëve bien në një mendje në këtë pikë, por ajo që i shqetëson, është nëpërkëmbja e figurës së mësuesit, që më parë, e kishte autoritetin e palëkundur.
 

“Ti ketë lënë uratat, u prehtë në paqe, u bëftë dritë. Nuk e njihja, por ishte në lule të fëmijërisë. Kam vajzën këtë shkollë, në parashkollor. Nuk kam dëgjuar më parë për raste të në këtë shkollë, në këtë zonë”, tha një nënë për Report Tv.

Ndërkohë një prind tjetër tha se prindërit janë përgjegjësit kryesor ndaj duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve.

“Nuk lejon prindërit, jo më të fusi njerëz që nuk janë të shkollës. I kontrollon në mënyrë perfekte. Sa kalon ora tetë i thotë futini shpejt se nuk do ju lënë të futeni në mësim. Nëse fëmija vjen i shoqëruar me prindërit, dhe prindërit janë në dijeni, zotëria nuk ka çfarë të bëjë. Ti kushtojnë vëmendje edhe fëmijës se rrinë gjithë ditën në TikTok, Facebook, Instagram.

Jam me dy fëmijë vetë dhe dua të largohem sa më larg nga Shqipëria. Është rasti katërt brenda pak muajve dhe Shqipëria sa një lagje është.
Përgjegjegjesi kryesor është familja. Nëse shoqëria dështon, hallka e parë është familja. Edhe mësuesit kanë pasur autoritet më përpara. Më parë ne e shikonim mësuesin dhe dridheshim, i shikonim  si prindër të dytë. Tani thonë erdhi ky, erdhi kjo. Edhe prindërit të bëjnë rolin tamam të prindërit mos të kërkojmë vetëm nga shkolla” tha një prind tjetër për Report Tv.

“Këtu vijnë çdo ditë fëmijët e shkollës pijnë cigare. Është ngjarje shumë e rëndë. Në kohën tonë dridheshim prej mësuesit, tani kanë ndryshuar kohërat”, tha një qytetar tjetër.

"Më erdhi shumë keq, kalamaj mo kalamaj, ça ti bësh. Vijnë përherë këtu pijnë cigare. I bërtasim ne ikin”, u shpreh një qyetar tjetër për Report Tv.
 


Lajmi kryesor:

Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit për Report Tv: Faji te familja e shkolla! Përlot gjyshja e shokut të Martinit: Unë le të vdes, po të na rriten këta fëmijë


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?