Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat

Vrasja e 14 vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë shkollës ‘Fan Noli’ më 18 nëntor ka tronditur gjithë opinionin publik.

Pas kësaj ngjarje kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat ditën e djeshme (20 nëntor), propozoi mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat në Shqipëri.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve janë pro nismës së kryeministrit Edi Rama për mbyllje ose filtra të rrjeteve sociale TikTok e Snapchat, pas vrasjes tragjike të Martin Canit. Të pyetur nga Report Tv, një pjesë e qytetarëve tregojnë eksperiencën e tyre me këto rrjete.

“Të mbyllen të gjitha për mua, jam kundra të përdorimit të fëmijëve”, tha një qytetare për Report Tv.

"Tik Tok duhet të kufizohet, sepse mjafton ta shkarkosh si aplikacion dhe pa u regjistruar fare dhe pa i dhënë asnjë adresë shfaqen video që nxjerrë. Të ketë një limit si Instagrami apo Facebook që të paktën regjistrohesh", u shpreh një tjetër"

"Të mbyllen, se (fëmijët) janë në një moshë që nuk e ndajnë të mirën nga e keqja”, tha një qytetar tjetër.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?