Vrasja e 14-vjeçarit, Softa: Të rinjtë qarkullojnë me thika në çanta! Jeta që bëjnë prodhon konflikt! Duhet të ketë shërbime pranë shkollës për parandalim

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi në Studio Live ngjarjen tragjike të mesditës së sotme në Tiranë ku një adoleshent mbeti i vrarë pas një sherri me thika me bashkëmoshatarë të tjerë, pranë shkollës ‘Fan Noli’. Softa thekson për Arbër Hitajn se pritet që grupi hetimor të zbardh ngjarjen. 

Presim grupin hetimor të jap një informacion për publikun për çfarë ka ndodhur në këtë konflikt. Të tilla ka patur gjithmonë ka qenë paralajmërim se mund të përsëriten, rastet në Korçë, Tiranë. Një moment kur përfundojnë me vrasje, plagosje dhe goditja me thikë tregon se të rinjtë që qarkullojnë në çantat thika dhe doreza. Jeta që bëjnë prodhojnë konflikte. Dhe vijnë përmes rrjetet sociale dhe përfundojnë në muret e shkollës. Disa institucione kanë përgjegjësi. 

Më tej Softa thotë se disa institucione duhet të marrin më shumë përgjegjësi që ngjarje të tilla të parandalohen. 

Në vitin 2023 ka patur disa operacione në shkolla dhe ajo çfarë policia mëshoi të rrisim elementet e sigurisë. Dhe perimetrin e sigurisë. Duhet të mëshojë fort që prefekti është funksion i rëndësishëm dhe nuk e kemi ndjerë rolin e tij. Kanë ngelur role që nuk kanë funksionuar. Të gjitha janë institucionet prefekti ka detyrë ti rakordojë fakti i një konflikti në një distancë jo larg shkollës është brenda perimetrit të sigurisë. Nuk ka një punë konstante. Ky lloj shqetësimi nuk është i shkëputur janë raste që shkollat nuk sigurojnë jo vetëm edukimin por edhe elementët bazë të sigurisë. 

Softa thekson se policia duhet të ketë shërbime qoftë edhe civile pranë këtyre shkollave pasi në vende të tjera kanë ndodhur dhe akte terroriste. 

Kur themi policia gjithmonë e ngarkojmë. Presim për çdo gjë policinë. Ka një lloj mundësie për parandalim. A ka pasur shërbime? Tjetër gjë të bësh operacion dhe tjetër gjë të kesh shërbime pranë shkollës. Pasi mund të ketë dhe akte terroriste. Duhet të ketë shërbime jo thjesht me uniformë për të parandaluar, edhe njerëz që afrohen dhe janë manjak që ngacmojnë fëmijët, njerëz që shesin dhe këtë që themi masa sigurie të mundshme. 

Më tej Softa komentoi operacionin e SPAK që zbuloi laboratorin e drogës në Fushë Krujë, ku u arrestuan 10 persona. 

Rasti i përdorimit të lëkurave është përdorur edhe në vende të tjera të BE-së. Ardhja e tyre nga Brazili, janë të njohura që përmes lëndëve të kafshëve futjes në laboratorë dhe kthimit të produkteve. Përbën sinjal për DEA-n, i vendoset një GPS. Përdorin lëkurën për kamuflim dhe është e vështirë për qentë e anti drogës për shkak të aromës së lëkurës. Kanë gjetur vende më pak të kontrollueshme për shkak të sistemeve anti dron. Këto tregojnë se grupet kriminale përdorin dhe paguajnë të huajnë njerëz që janë përgatitur për rikuperimin e produktit. Kjo kompani kishte hapur NIPT për të sjellë dhe rikuperuar këtë linjë prodhimi. E bën të dyshimtë ku e gjetën këto para derisa erdhën tek blerja prej 48 ton e produktit. 

Softa shton se bashkëpunimi kriminal me Amerikën Latine po shtohet ndjeshëm kohët e fundit, saqë edhe prej atyre vendeve vijnë prostituta në tregun shqiptar. 

Nga vendet e Amerikës Latine kemi parë prostituta. Kanë marrë vende me qira. Janë urat e lidhjes së komunikimit pasi Shqipëria nuk është më treg i vogël por treg ballkanik. E bën të mundshëm si vend interesant pasi mund të punohet dhe në linja të tjera të komunikimit. Ka marrë një rëndësi të veçantë pozicioni i Shqipërisë por dhe rritja e grupeve kriminale. Nëse do rikuperohej droga vlera do arrinte 800 kg, flitet për miliona euro që do pastroheshin në ndërtim. 

Sa i përket operacionit të sotëm kundër kriptovalutave ai thotë se ka bashkëpunim edhe me persona që merren me enegjinë elektrike. 

Janë në bashkëpunim me ata që merren me energjinë elektrike pasi konsumi i energjisë i jashtëzakonshëm. Kanë konsum të energjisë. Përdoren shumë nga grupet kriminale. Si për ata që vejnë gjoba dhe ata që bëjnë sulme kibernetike, paraja zhduket dhe nuk lë gjurmë. Përdorin Anglinë sepse përmes kalojnë në vende të tjera. Ky kombinim përmes monedhës virtuale dhe monedhës reale tregon ku ka vajtur ky bashkëpunim mes grupeve. 

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari