Vrasja në Laprakë/ Del fotoja e autorit në kërkim, arrestohet bashkëpunëtori Ronald Muzhaqi (Detajet)

TIRANË - Përkrahu autorin 19-vjeçar që dy netë më parë ekzekutoi me pistoletë Griselda Gjikolën në Laprakë, arrestohet Ronald Muzhaqi, ndërsa është lëshuar një urdhër arresti për Robert P. me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit është bërë me vendim të Prokurorisë në Tiranë.

I riu mbahet në ambjentet e drejtorisë së policisë tiranë ndërsa 6 orë pas ndalimit të tij ai ka refuzuar të flas me hetuesit. Ndërkohë në kërkim është autori i vrasjes së 17 vjecares Griselda Gjikolaj, Robert P. i cili vrau të renë plagosi dhe të dashurin e saj Erion Benga. Report Tv siguron foton e autorit të vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet Begës dhe Robertit i cili ka planifikuar më pas vrasjen duke pritur Gjikolën dhe Begën të dilnin nga lokali ku po pinin kafen. Shkaqet e motivit mbeten mister ndërsa Benga që la spitalin e traumës pas mjekimit nga plagosja në ngjarje nuk ka dhënë një version se përse ndodhi atentati. Për raportin me Griseldën sipas deklariemve të Bengës ai nuk kishte lidhje intime me 17 vjeçaren por e njihte si mikeshën e një shoku të tij.

Janë këto pamjet e automjetit ku ndodhi krimi që tronditi tiranës ndërsa aktualisht po ekzaminohen telefonat celular të viktimës dhe të plagosurit për të kuptuar nëse kanë patur apo jo komunikim me autorin e krimit.

Autori i ngjarjes Robert P.

Grupi hetimor sqaroi për Report Tv se kjo ngjarje tashmë është zbardhur por për shkak të përfshirjes së të miturve në krim, të shmangjes së përplasjeve për hakmarrje mes familjeve asnjë detaj smund të raportohet zyrtarisht.

Operacionet për kapjen e 19-vjeçarit Robert.P të dyshuar si autor i krimit po kryhen në Tiranë dhe Durrës ku dyshohet se ai fshihet. Ndërsa foto e tij u është shpërndar të gjitha pikave kufitare për të ndaluar largimin e tij nëpërmjet kufirit.

Automjeti në të cilin u ekzekutua e mitura rezulton se është në pronësi të babait të Erion Bengës i cili ka deklaurar se skish asnjë dijeni për konfliktet që mund të kishte i biri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, mediat greke: Do shoqërohet nga qindra forca policie

Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, mediat greke: Do shoqërohet nga qindra forca policie