Gjykata e Tiranës shpall fajtor dhe dënon me burg përjetë Robert Përpepajn i cili vrau me armë zjarri Griselda Gjikolën. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan pretencën e prokurorisë e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me burg përjetë për të riun.
Robert Përpepajn ka marrë kështu dënimin maksimal për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata e ka dënuar me 23 vite burg. Ndaj Përpepajt prokuroria ngriti akuzën e 'Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese' ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018.
Në dosjen e prokurorisë hidhej dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.
10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, u konfliktuan në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.3%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1732
Lajme të tjera
-
Qarkullonin me pistoletë dhe kokainë në zonën e ish-bllokut, arrestohen 2 persona në Tiranë (EMRAT+ VIDEO)
1 Shkurt, 12:33
-
E rëndë në Tiranë, 29-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin 'Koço Gliozheni' 4 ditë pas lindjes! Spitali: Nuk shfaqi asnjë problematikë kur ishte e shtruar
1 Shkurt, 11:39
-
Ekzekutimi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në krim! I dha makinën vrasësit
1 Shkurt, 11:04
-
Vijon operacioni 'Fijet' në Tiranë, hiqen dhe 65 kamera të tjera, nën hetim 9 persona
1 Shkurt, 10:11
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë dhe Elbasan! Çmontohen 102 kamera të tjera sigurie, nën hetim Endrit Dokle! Çuçi: Krimi s’mund të veprojë i lirë (VIDEO)
1 Shkurt, 09:29
-
Sherr mes policëve në Tiranë, nisin hetimet për 2 efektivët, Rigers Iljazi dhe Vladimir Laska
31 Janar, 14:37
-
Kontrabandë në Tiranë, goditet rrjeti i dyqaneve ‘celular.al’! Sekuestrohen 763 celularë, në pranga dy vëllezërit pronarë
31 Janar, 10:13
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë, çmontohen 155 kamera spiune! Nën hetim 37 persona, mes tyre eksponentë të njohur të krimit të organizuar
31 Janar, 08:32
-
Kryemadhi, gati 3 orë në SPAK për kallëzimin për Inceneratorin e Tiranës: Solla dokumen të reja
31 Janar, 07:48
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi bisedë me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja do të jetë e padiskutuar në 14 Maj, mos bini pre e propagandës!
30 Janar, 11:39
-
Çmontohen rreth 100 kamera sigurie në Tiranë! Disa shërbenin si 'sytë e krimit'! Të tjera u hoqën nga vetë subjektet, i kishin vendosur në shkelje të ligjit
30 Janar, 11:17
-
Shtirej si punonjës i Forcave Speciale, arresohet 40-vjeçari në Tiranë! Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje
30 Janar, 11:16