Vrasja e 18-vjeçares, reagon Kurti: Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur, autori të vihet përpara drejtësisë

Vrasja e 18-vjeçares, reagon Kurti: Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur, autori të vihet përpara drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj, ku mbeti e vrarë 18-vjeçarja Marigona Osmani. Në reagimin e tij, Kurti ka vënë theksin tek dhuna që ushtrohet ndaj grave, teksa shkruan se brezat e ardhshëm duhen edukuar se dhuna nuk është një gjuhë komunikimi, por ajo vret dhe dënohet me ligj.

Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë jetë grash dhe vajzash për të humbur, ndërsa i bën thirrje organeve përkatëse që autori i vrasjes të vihet përpara drejtësisë.

"Një 18-vjeçareje dje iu ndalën përgjithmonë dëshirat dhe ëndrrat. Ajo nuk e humbi jetën në aksident trafiku apo konflikt lufte. Jeta e saj u shua dhunshëm në mjedisin ku çdo njëri nga ne duhet të ndihet i dashur, i respektuar e mbi të gjitha i mbrojtur.

Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur. Na duhet angazhim maksimal i institucioneve dhe çdo njërit nga ne për të respektuar te drejtën për të gëzuar jetën, për ta jetuar atë dinjitetshëm dhe për të realizuar aspiratat legjitime.

Nëna dhe baballarë, vëllezër dhe motra, mësues dhe mësuese, zyrtarë të rendit dhe të mbrojtjes së ligjit, qytetarë dhe qytetare të Kosovës,

Ta ndalim dhunën ndaj grave, t’i edukojmë bijtë e vëllezërit tanë se dhuna nuk është gjuhë e pranueshme komunikimi, se dhuna është turp që sjellë tragjedi dhe se është e dënueshme me ligj.  

Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta vënë vrasësin e dyshuar të Marigonës sa më shpejtë para drejtësisë.

U bëj thirrje të gjitha nënave, bashkëshorteve, motrave e vajzave, që të lajmërojnë në polici rastet e dhunës, si edhe mosveprimin institucional për rastet e lajmëruara. Mos heshtni!

Ne nuk mund të jemi spektatorë ndaj të ardhmes sonë. Kemi obligim moral, kushtetues, institucional që të mbrojmë jetën dhe dinjitetin e secilës viktimë të dhunës në familje", shkruan Kurti.


Lajmi kryesor:

Dy të rinj lënë të vdekur 18-vjeçaren në derën e spitalit në Ferizaj, dhe ‘zhduken’, policia arreston njërin prej tyre! Prokurori: Të akuzuarit, emra të njohur për policinë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin