Vrasja e 18-vjeçares shqiptare në Tuz nga partneri, qytetarët e Malit të Zi thirrje për protestë: Ta kapim përbindëshin, nuk kemi bija me na u vra

Vrasja e 18-vjeçares shqiptare në Tuz nga partneri, qytetarët e Malit të Zi thirrje për protestë: Ta kapim përbindëshin, nuk kemi bija me na u vra

Viktima Shejla Bakija

Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12 pas vrasjes së një 18-vjeçare nga partneri i saj me breshëri armësh në Tuz. Thirrjet për protestë janë bërë në rrjetet sociale, ku pjesë e tyre ka qenë edhe modelia shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj.

"Çohu malsi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde" është një nga thirrjet për protestë.

Tuzi në Malin e Zi është tronditur dje nga vrasja e Shejla Bakija, 18-vjeç, nga partneri i saj. Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.

Pas ngjarjes autori është larguar dhe ende nuk është kapur nga autoritetet.

Ndërkohë që reagimet për këtë ngjarje në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku po qarkullon fotoja e viktimës dhe një mesazhi shkruar në vetën e parë për të.

“Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë. Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim,”shkruhet në rrjet për të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agimi: 03/10/2021 06:41

    Per cfare mund ta denonnte nje 18 vjecare ai perbindesh?! Vajza ishte vetem nje femije. Prandaj vajzave duhet tu flitet se sa e gabuar eshte qe te nisin nje lidhje ne moshe aq te re. Nuk kane pjekurine te njohin llojin e personit qe hyjne ne lidhje. Jane te shtyra vetem nga ndjenjat e pastra gati feminore. te adoleshences. Rastet shtohen , POR edhe familjet gjithnje e më pak po kane kohe te ndjekin se cfare femijet bejne me jeten e tyre.

    Përgjigju
  • Genci: 03/10/2021 06:31

    Eh moj vajza shqiptare, boll moj shkuat per Range Roverat e kriminelat. Eshte normale qe do ndodhin keshtu gjerash kur ndiqni kriminelat e rrugeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”