Vrasja e 2 vëllezërve për
borxhin 210 mijë euro

TIRANE- Vrasja e dy vllezërve Haxhialiu brenda në makinën e tyre ka pasur si motiv një borxh të pashlyer prej 150 mijë dollarë dhe 66 mijë euro. Këtë shumë financiare dy vllezërit Nikola dhe Inglend Haxhialiu ja kanë marrë si kredi, duke firmosur dhe aktin noterial në datat 31 gusht dhe 27 dhjetor 2009, duke premtuar se  këtë shumë financiare do e kthenin brenda 25 marsit 2012. Duke qenë se nga ana e shtetasve Nikola dhe Iglend Haxhialiu nuk u zbatuan kushtet e përshkruara në dy deklaratat noteriale, ndërmjet tyre dhe të pandehurit Eduart Kurti kanë lindur mosmarrëveshje.

Në lidhje me këto mosmarrëveshje janë vënë në dijeni dhe familjarët e shtetasve Iglend Haxhialiu, Nikola Haxhialiu dhe të pandehurit Eduart Kurti, i cili vazhdimisht kërkonte shumat financiare, për shkak se ishte në vështirësi vetë. Për të shlyer borxhin dy vllezërit Haxhialiu, ditën e ngjarjes në prani edhe të biznesmenit Eduart Kurti, kanë folur me vllain e tyre në Angli, ku i kanë kërkuar dërgimin e një sasie lekësh me qëllim shlyerjen e një pjese të borxhit, që ku kishin marrë Kurtit. Mirëpo teksa kanë qënë duke folur, telefonata me Anglinë është ndërprerë dhe nuk është bërë e mundur të lidheshin sërisht. Në këtë moment mes vllezërve Haxhialiu dhe biznesmenit Eduard Kurti, ka lindur një debat brenda në makinë, ku në sherr e sipër Kurti ka nzjerë një pistoletë dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të vllezërve, duke i lenë të vdekur në vend.

Vrasja e vllezërve
Shtetasi Mirvjen Haxhialiu, i cili është i vëllai i shtetasve Iglend Haxhialiu, Nikola Haxhialiu, jeton si emigrant në Mbretërinë e Bashkuar. Me datë 01.12.2012, rreth orës 18:50, ai është telefonuar në numrin e tij telefonik celular të tij nga numri telefonik i shtetasit Iglend Haxhialiu. Gjatë bisedës telefonike, shtetasi Iglend i ka thënë Mirvjenit se ndodhej së bashku me shtetasin Eduart dhe duhet të komunikonte me këtë të fundit në telefon. Ndërmjet tyre ka lindur një debat me fjalë në lidhje me kthimin e vlerës monetare të sipërpërmendur.

Më pas, biseda telefonike është ndërprerë. Pas ndërprerjes së bisedës telefonike, shtetasi Mirvjen Haxhialiu ka realizuar thirrje të tjerë drejt numrit telefonik celular të shtetasit Iglend por nuk është përgjigjur asnjënjeri.Pikërisht në këtë moment i pandehuri Eduart Kurti, me anë të një armë tip pistolet të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente, ka qëlluar mbi shtetasit Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu. Si pasojë e këtyre të shtënave shtetasit Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu kanë mbetur të vdekur. Pas kryerjes së veprave penale, i pandehuri Eduart Kurti është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me armën e krimit, duke iu fshehur hetimeve sot e kësaj dite.

Katër plumba
Gjatë këqyrjes së automjetit, u gjendën katër gëzhoja ngjyrë bronxi, të kalibrit 7.65 mm. Gjatë këqyrjes së trupit së shtetasit Iglend Haxhialiu janë gjendur tre predha metalike. Ndërsa, gjatë këqyrjes së trupit së shtetasit Nikola Haxhialiu është gjendur një predhë metalike. Në bazë të akt-ekspertimit mjeko-ligjor, datë 10.12.2012, ka rezultuar se mbi dy shtetasit Haxhaliu është qëlluar nga tre herë me armë zjarri, të cilat kanë sjellë vdekjen e menjëhershme. Bazuar në aktin e ekspertimit balistik dhe tekniko-balistik, ka rezultuar se gëzhojat e gjetura brenda automjetit dhe predhat në trupin e dy viktimave janë qëlluar nga e njëjta armë.

Shkrimi u publikua sot (27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)