Vrasja e Grei Bihucit në Fier, sherri nisi për 1 thikë, 20-vjeçari s'kishte lidhje me konfliktin! Report Tv siguron dosjen

Fier- Dy kushërinjtë, Florian dhe Klajdi Muka, u shoqëruan nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjyqtari Noel Veizi pranoi kërkesën e organit të akuzës dhe caktoi “arrest në burg” për djemtë, autorë të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Grei Bihuci.

Report Tv siguroi dosjen e plotë të ngjarjes. Konflikti mes të rinjve që përfundoi me vrasje e Greit, ka zanafillën 3 muaj më parë për një thikë dhe i vetmi person që nuk kishte asnjë lidhje me gjithçka ndodhi, ishte vetë viktima fatkeqe.

Autori i ngjarjes, Florian Muka, u tha hetuesve se te këndi i lojërave të qytetit i ka dhënë thikën, të njëjtën që u përdor në ngjarjen e rëndë, Auron Çelajt, të cilin e njihte prej dy vjetësh, dhe i kërkoi t’ia mbante për 2-3 ditë, me të drejtë kthimi.

Por edhe pas 10 ditësh nuk ia ktheu thikën, u takuan tek i njëjti vend dhe refuzoi t’ia jepte dhe aty patën debat me fjalë të rënda fyese. Dy ditë më vonë, Auroni telefonoi Florianin dhe lanë takim pranë një hoteli që t’i jepte thikën. Floriani shkoi me vëllain e tij Mandin, mori thikën pa debat dhe u larguan.

10 ditë më vonë, në të njëjtin vend, dy vëllezërit Muka u takuan me një moshatar tjetër rastësisht, Fabion, i cili i tha Florianit se “njëri ka problem me ty” dhe të tre bashkë u nisën ta takojnë. Sipas dëshmisë së Florianit, personi që takuan quhet Blerim dhe me të ishte një tjetër që nuk e njihte.

Në rrëfim ai sqaron se Blerimi e akuzonte se ka sharë Auronin, por Floriani pretendon që ia kthyer se “jemi shok dhe jemi sqaruar”. Më tej, Blerimi i tha të kërkojë falje, por sërish Floriani refuzoi pasi sipas tij nuk kishte arsye. Pas kësaj, Blerimi mori në telefon një tjetër të ri me emrin Nebi Alimadhi, i kërkoi të vinte pasi kishin problem. Pa kaluar 5 minuta Nebiu mbërriti, i cili nisi të shante vetë atë dhe vëllain e tij.

Në këtë moment, thotë Floriani, nuk kam bërë zë pasi nuk kisha gjë më vete, ata na fyen dhe mua më goditën me pëllëmbë nga veshi, ndërsa përmendën edhe emrin e kushëririt tim, Klajdi Muka.

Vrasja
Në datën 10 mars 2024 vëllezërit Muka po bënin xhiro pranë shkollës “Naim Frashëri” dhe panë rastësisht Nebi Alimadhin, që ishte me 2 të tjerë. Sapo e ka thirrur, vëllai i Florianit, Mandi, e goditi Nebiun me grusht. Floriani ka nxjerr thikën dhe 2 të tjerët u larguan. Më pas goditi me grushta Nebiun dhe me thikë pretendon se vetëm ka dashur ta tremb, ndërsa Nebiu u largua me vrap dhe e ndoqi për rreth 10 metër.

Më vonë Nebiu e telefonoi në Instagram dhe i kërkoi të takohet dhe t’i kërkonte falje, pasi sipas tij të dy kanë faje. Takimin e lanë për nesër, datë 11 mars, dhe mori me vete dhe kushëririn, Klajdi Muka, ndërsa Nebiu kishte marrë me vete edhe një kushëririn e tij.

Sipas Florianit, Nebiu i ka pyetur a keni thikë me vete dhe Klajdi u është përgjigjur që po, por Floriani pretendon se u ka thënë djemve që nuk kishte ardhur për sherr, u kërkoj falje dhe ta mbyllin. Nebiu i kërkoi të heq thikën nga brezi dhe më pas mund të flisnin. Në këtë moment mbërritën edhe 3 shokë të tjerë të Nebiut. Floriani u tha hetuesve se në momentin që po sqarohesha me Nebiun më ka goditur pas koke me dorezë hekuri kushëriri i Nebiut, Grei Bihuci.

Floriani thotë se më pas nxora thikën dhe e godita, e përplasa të një makinë aty dhe ra përtokë. Shoku i tij, Olsi Seranaj, mori një dru të gjatë, rrëfen Floriani, dhe tentoi të më frikësoj dhe iku me vrap. Pas kësaj Floriani thotë se dëgjova sirenat e policisë që po vinte.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?