Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Itali, nën hetim dhe shoku i tij 17-vjeçar! Në momentin e vrasjes u largua nga banesa

ITALI- Një i dyshuar tjetër është vënë në hetim nga policia Italiane për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar Enrico Aliaj, i cili humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë. Ai është shoku i viktimës dhe vëllait të tij Elham Aliaj, një 17 vjeçar italian, i cili ishte në banesë në momentin kur ndodhi vrasja dhe me pas u largua nga banesa.

Të tre, përfshirë dhe viktimën, i janë nënshtruar tashmë ekzaminimit, për të konstatuar ndonjë gjurmë të mbetjeve të zjarrit në duart e tyre.

Rezultati i këtij ekzaminimi, së bashku me rezultatet e autopsisë dhe raportin balistik, do të jenë përcaktues për të vërtetuar ose jo versionin e dhënë nga dy miqtë se bëhej fjalë për një loje të rrezikshme (ruletë ruse), që përfundoi në tragjedi, pasi Enriko qëlloi veten.

Shqipe Aliaj, nëna e viktimës, tha në një intervistë për Report TV se djali i saj po luante me pistoletën me mulli me një fishek të vetëm në momentin kur qëlloi veten. E gjithë skena e ngjarjes është parë nga vëllai tjetër 18 vjeçar dhe shoku i tyre i cili ishte i pranishëm. Megjithatë hetimet për vdekjen e të riut vijojnë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në provincën e Piacenzas. Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.

Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll dhe me uniformë. Enrico jetonte me prindërit e tij, vëllain e tij 18-vjeçar Elham dhe motrën e tij më të vogël.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë