21 vjeçari Klevis Sula nga Skrapari humbi jetën në Islandë pasi një i droguar e goditi me thikë teksa ai përpiqej ta ndihmonte në rrugë në datën 3 dhjetor.
Për shkak të plagëve të rënda 21 vjeçari ndërroj jetë në spitalin e Rejkjavik në Islandë.
Dy shqiptarët u qëlluan me thikë pranë një monumenti të një sheshi qendror në Rejkjavik, në mëngjesin e 3 dhjetorit 2017, rreth orës 05:00.
Policia tha se kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara Gjykatës për arsyet e agresionit, për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara Gjykatës së Rejkjavik, më 15 dhjetor 2017, raportohej në mediat vendase për ngjarjen, të cilat, gjithashtu, publikuan edhe një shënim në rrjetin social “Facebook” të mikut të viktimës, Andrea Zisaj. Ky i fundit shpjegoj miqtë e ti se si debatuan nëse do ti tregonin familjes së tij ngjarjen.
Reagimi i plotë:
Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj e më lejoni t’ju tregoj për shokun tim Klevis. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, ai përpiqej gjithnjë që të ndihmonte njerëzit, t’i bënte të qeshnin dhe gjithnjë transmetonte pozitivitet. Ishte gjithnjë i qetë dhe me zemër të madhe, por ajo zemër ndaloi.
Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe i ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Ja sa e lehtë është të vdesësh në një prej vendeve të konsideruara si më të sigurtët në botë, shkruan ai, teksa tregon se sa i lumtur ishte Klevisi kur mbërriti në Islandë.
Lajmi për vrasjen e të riut shqiptar është komentuar edhe në Islandë, pasi ai u qëllua nga një person që po tentonte ta ndihmonte.
Madje, sipas të dhënave, mjaft qytetarë të këtij vendi kanë bërë thirrje në rrjetin social për të mbledhur para, me qëllim kthimin e trupit të viktimës te familja e tij në Skrapar.
Aktualisht nuk ka të dhëna se kur do të sillet trupi i të ndjerit për t’i dhënë lamtumirën e fundit nga familjarët e tij, pasi veç procedurave që kryhen në këto raste, transporti i trupit kërkon edhe një shumë të konsiderueshme parash.
Ndërkohë Krist Ismailaj, kushëriri i Klevisit, ka folur për mediat në Islandë dhe ka thënë se kur ndodhi sulmi me thikë, ai dhe një grup shokësh kanë qenë pranë tij.
Pasi e dërguan në spital, miqtë debatuan me njëri – tjetrin nëse do t’i tregonin familjes së Klevisit se çfarë ndodhi.
Të gjithë të lutemi për të dhe t’i japim forcë familjes së tij për të kaluar këtë tragjedi të tmerrshme që i ndodhi. Ishte një 20-vjeçar pa zakone të këqija dhe asnjëherë nuk i bëri keq askujt. Ai donte që të ishte i qeshur dhe i dobishëm. Ju lutem, kujtojeni atë siç ai e meriton dhe shumë më tepër se kaq.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com