Të tjera detaje zbardhen për atentatin ndaj dy vëllezërve Baho në fshatin Murras të Elbasanit. Aleksandër (Aldo) Baho mësohet se ishte objektivi i atentatit mafioz ku mbeti i vrarë vëllai i tij Klevi Baho 22 vjeç i cili sapo ishte liruar nga burgu në Itali. Aleksandri njihet si miku i ngushtë i Admir dhe Genc Tafilit, i pari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë vrasjesh dhe veprash të tjera penale, ndërsa i dyti, i liruar prej kohesh. Gurpi hetimor ka ngritur disa pista për atentatin e bërë ndaj vëllezërve teksa hynin në banesën e tyre.
Dy më kryesoret është ajo e larjes së hesapeve dhe prishja e pazareve të trafikut të drogës. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se në momentin e atentatit viktima, Klevi Baho, i është kundërpërgjigjur me armë atentatorëve që deri më tani dyshohet se janë dy persona. Policia në vendin ku është gjetur trupi i 22 vjeçarit, poshtë një ure, ka sekuestruar edhe një pistoletë tip ‘GLOCK’, e cila paraprakisht dyshohet se ka pasur 15 fishkë.
Por Aleksandër Baho është personazh i njohur për policinë shqiptare dhe atë të shtetit fqinj, Italisë. Më 13 shkurt të 2016, ai ka rënë pre e një atentati të mirë organizuar në Itali pas të cilit, Ald Baho ku ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore, sot ai është një person me aftësi të kufizuara. Aldo Baho ka qenë i ndaluar edhe në Shqipëri i dyshuar për një sërë veprash penale ku ndër to edhe për vrasje.
Ndërsa, miqësia me vëllezërit Genci dhe Admirim Tafili ka nisur pikërisht kur Baho vuante dënimin në Burgun e Peqinit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23
-
Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari
27 Nëntor, 15:20
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Video e bujshme/ 7 vite më parë, ja si Suel Çela merrte përpara me 'Audi' policinë në mes të Elbasanit
26 Nëntor, 19:12
-
Aksioni në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal
26 Nëntor, 11:46
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18