Qëlluan me thikë në zemër 22-vjeçarin, në burg autori, lirohen tre shokët

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvedësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qënë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali, fëmijës së vetëm të familjes Mihali. Vendimi për lirimin nga qelia e Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”.

I vetmi që po qëndron në qeli është Dejvi Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin. Lirimi i tre të rinjve që akuzohen për “Moskallëzim krimi” është pritur me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët janë duke e ndjekur hap pas hapi këtë çështje, e cila tashmë ndodhet në process gjykimi.

Lajmi për lirimin e tre të rinjve është konfirmuar nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat i thanë “Shqiptarja.com” se lirimi i Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla është bërë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit,pasi ata akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe jo për “Vrasje me paramendim”.


Të pandehurit në sallën e gjyqit

Ndërkohë që nëna e Marvin Mihalit, në një postim në “Fb” shkruan se tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori Artan Lulaj, i etur për para i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush.

“…O zot çfarë tmeri. Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja…”- shkruan në FB Mira Mihali.

Postimi i plotë i nënës në “Fb”
“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…”- shkruan në profilin e saj Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit.

Vrasja
Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka patur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe kushërit të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë.

Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.


Viktima Marvi Mihali

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 11/05/2018 15:38

    Rrespekt për faik jam plotësisht me të . E jëma e kti mavris ta mari vet në dor drejtësin po kështu dhe familjet e 21janarit ta marin vet drejtësin e ti tregojn vëndin kryekriminelit salhe e kriminelit lulush e kështu zën mënd krimbat e malokve .

    Përgjigju
  • Labi: 11/05/2018 13:36

    Faik ke t drejt shum llafe jan fukarallek

    Përgjigju
  • berti: 11/05/2018 11:47

    palaco prokuror ishalla vijne e ta therin djalin e ta shofesh

    Përgjigju
  • Fredi: 11/05/2018 11:07

    Pyetej retorike zonje e nderuar! Merreni drejtesine vete ne dore. Asnje meshire per keta krimba te vegjel, familjaret e tyre dhe prokurorin. Dy vellezerit binjake te shemtuar Bitraj jane miq dhe bashkepuntaor te Ilir Metes dhe u duk qe ne fillim se cfare procesi po ndertohej. Familjaret e Xhuvanit qe ka vrare 5 vete deri tani bredhin te lire dhe pa frike, nderkohe qe ai qen u denua vetem me 35 viite qe shume shpejt do kthehen ne 8 mbasi te harrohet dhe pak ngjarja. Dendet Konstandini me hashash dhe kokaine ne burg, ndersa Liza vazhdon ben teatro. Motra e Konstandinit rrugeve eshte, i jati matuf po ashtu. 5 njerez jane nen dhe dhe shpirtrat e tyre ulerasin perdite per hakmarrje sepse drejtesia eshte perdhosur, nuk u dha kurre nga burri i Manjola Nallbanit. Do i vrase zoti thone disa, por harrojne qe zoti nje jete na ka dhene te gjitheve. Perse disa ta gezojne duke na vrare dhe u pasuruar me gjak dhe neve te qahemi neper rrjete sociale. Cfare te besh? Goditi aty ku ju dhemb shpirti, nuk ka njeri te paprekshem, mos te dridhet as dora dhe as zemra!

    Përgjigju
  • Eri: 11/05/2018 10:46

    Mos u merr fare me kriminelet qe te vrane djalin, por ruaji kur te kene nje seance tjeter i njejti prokuror dhe i njejti gjyqtar, merr nje pistolete dhe mbaja ne koke te dyve, te nxjerrin mend te tjeret dhe ti te qetesosh shpirtin tend. Nuk ka rruge tjeter per te vene drejtesi ne kete vend.

    Përgjigju
  • Faik: 11/05/2018 10:17

    O MILITANTËT ZHABULANË të PD KRIMIT, nuk e ka FAJIN ARTA MARKU , Sepse KËRMAT e PLEPAVE të DURRËSIT që INSTALOI PD DROGA janë aty AKOMA !! Vetëm 20 prej tyre janë ZHDUKUR !! REFORMA do 2 VJET ti QËROJË dhe ti ZHDUKI gjithë FUNDËRRINAT e (PA)DREJTËSISË të PD KOKAINËS ! Lëreni ARTA MARKUN të bëj PUNËN e Vet O SKUTHAT e PDsë , që nuk ju ZË GJUMI pa VJEDHUR dhe SHKATËRRUAR SHQIPËRINË!!!!

    Përgjigju
  • Ani: 11/05/2018 09:48

    Ky prokurori qe as emri sduet ti permendet Aq i lig qenka sa po ben cdo gje qe kto familje ta marrin drejtesin vet ne dor turp ti vi prokuroris se tiranes duke nisur nga drejtusit e rinj te saj hajduta pa fytyr

    Përgjigju
  • Ani: 11/05/2018 09:48

    Ky prokurori qe as emri sduet ti permendet Aq i lig qenka sa po ben cdo gje qe kto familje ta marrin drejtesin vet ne dor turp ti vi prokuroris se tiranes duke nisur nga drejtusit e rinj te saj hajduta pa fytyr

    Përgjigju
  • Prokuroria: 11/05/2018 09:31

    Ja drejtesia e arta markut dhe shushkave te saj qe ka emruar ne prokurorira dje nxoren vrasesin mark frroku sot ky prokurori i tr Lulo gabeli nxori e kta te tjeret tagesoj drejtesin baftjarja Marku

    Përgjigju
  • Prokuroria: 11/05/2018 09:31

    Ja drejtesia e arta markut dhe shushkave te saj qe ka emruar ne prokurorira dje nxoren vrasesin mark frroku sot ky prokurori i tr Lulo gabeli nxori e kta te tjeret tagesoj drejtesin baftjarja Marku

    Përgjigju
  • Lon: 11/05/2018 09:17

    Ja pra vetingu i prokurorve ku esht arta marku nga fshiet pse nuk e shkarkojn kte prokuror te koruptuar e ja prokuroria e re e tiranes ku ka katandisur kush esht ky prokurori Lulo a e kaloj ky tipi vetingun

    Përgjigju
  • Faik: 11/05/2018 08:38

    Zonjë bëj VET GJYQËSI dhe mos fol! Nuk është e vështirë fare edhe femër po të jesh , për të marr HAK , prandaj mësoju Shtëpinë dhe as mos HA , as mos PI , as mos FLI GJUMË pa marr HAKUN e TËT BIRI . LLAFET e tjera janë "LLOGJE KAVAJE" i themi ne këtej nga JUGU i SHQIPËRISË!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para