Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër lidhur me krimin që tronditi vendit mbrëmjen e djeshme, ku një tjetër vajzë këtë herë jo shqiptare humbi jetën nga dora partnerit të saj.

I ndikuar nga lajmi i hidhur i vrasjes së vajzës së re ganeze nga 26-vjeçari shqiptar vetëm disa orë pasi kishte shkelur në Shqipëri, e bëjnë Bracën të kërkojë përgjigjen në pyetje që nuk i gjendet “pse-ja” prej kohësh në vendin tonë. “Si ka mundësi që në këtë vend pasioni i ca burrave kthehet kaq shpejt e shpesh në krim? Si ka mundësi?”, shkruan ai.

Me tone disi ironike, ai shkuan se mendonte se “urrejtjen” burrat e kishin vetëm nga vajzave dhe grave shqiptare, por tani siç shprehet ai po vërtetohet se “urrejtja” është kundrejt çdo vajza që ndodhet në Shqipëri.

Sipas Braçes shprehja “T’ka baba çun, e t’ka mama yll, është një kulturë që duhet zhbërë me edukim, barazi dhe respekt!

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në takimin e parë pas muajsh largësie i cili rezultoi edhe i fundit për çiftin e të rinjve të dashuruar, 26-vjeçarin nga Dibra Klinton Pira, dhe 31-vjeçaren nga Gana me shtetësi franceze Jaësackie Jaboah.

Vetëm pak orë pasi kjo e fundit kishte mbërritur në Tiranë nga Franca u takua me të dashurin e saj në banesën e marrë me qira ditore, në të cilën gjeti edhe vdekjen nga duart e tij, e cila e qëlloi disa herë me thikë në gjoks. Më pas ai, autori i krimit makabër në një moment gjaknxehtësie u hodh nga kati i 8-të i pallatit ngjarja.