Takimi i parë pas muajsh largësie ka rezultuar dhe i fundit për çiftin e të rinjve të dashuruar, 26-vjeçarin nga Dibra Klinton Pira, dhe 31-vjeçaren nga Gana me shtetësi franceze Jawsackie Jaboah.

Vetëm pak orë pasi kjo e fundit kishte mbërritur në Tiranë nga Franca u takua me të dashurin e saj në banesën e marrë me qira ditore por që nuk rezultoi si një 'strofull pasioni' por skena e një krimi të rëndë pasioni, i denjë për tragjeditë e klasicizmit grek.

Pas një sherri në dhomë, 26-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë në gjoks të dashurën e tij, e cila e plagosur rëndë ka mundur të zbresë poshtë 8 kate për të kërkuar ndihmë dhe ka gjetur vdekjen më pas në spital.

Ndërsa Klinton Pira pasi kishte kryer aktin makabër, tenton fillimisht ta ndjekë 31-vjeçaren, por vetëm 2 kate mundi të zbriste dhe ashtu në gjaknxehtësi e sipër ngjitet serish në katin e tetë për të bërë aktin fatal për jetën e tij dhe hidhet nga lartësia. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore. 

Report Tv ka mësuar se familja e djalit jetonte në Laprakë. Djali ka ardhur para një muaji e gjysmë nga Anglia.  31-vjeçarja ganeze kishte mbërritur vetëm sot në Shqipëri, në orët e drekës, dhe ka fluturuar nga Franca. Çifti ishte njohur në Angli.

26-vjeçari shqiptar nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal. Ai vetë ka shkuar në Rinas sot për ta marrë në aeroport të dashurën, ndërkohë që kjo e fundit përmes booking e ka marrë me qira banesën ku ndodhi ngjarja. 

Nga një vështrim i thjeshtë në rrjetet sociale të djalit duket se çifti kishte një marrëdhënie solide. Shpesh 26-vjeçari Pira postonte foto me të dashurën e tij duke i shprehur ndjenjat. Duket se një histori e bukur dashurie përfundoi në një tragjedi të vërtetë në Tiranën e pasdites së sotme.

Arsyet e këtij krimi makabër mbeten për tu zbardhur nga hetimet, të cilat i ka marrë në detyrë Prokuroria e Tiranës dhe ka nisur tashmë punën në terren. Ndërkohë që poshtë dhomës të marrë në qira nga çifti u dëgjuan në fund vetëm klithmat e një nëne e cila ashtu mes lotësh dhe ulërimash pyet "O Jot, ç'ka ndodhur kështu o shpirt i mamit?"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
VIDEO/ 'O Jot, ç'ka ndodhur o shpirt i mamit', mamaja e 26-vjeçarit që u hodh nga kati i 8 rrëqeth me ulërimat në vendngjarje

 

Në vendin e ngjarjes të tragjedisë së pasdites së sotme ku një 26-vjeçar vrau të dashurin e tij 31-vjeçare nga Gana dhe më pas veten ka mbërritur edhe mamaja e të riut shqiptar.

"O Jo, ç'ka ndodhur o shpirt i mamit", dëgjohet të thotë ajo. Ndërkohë që ulërimat e saj kanë rrëqethur banorët e zonës.

Ora 20:07
U vra nga i dashuri shqiptar në ditën e parë të mbërritjes në Shqipëri, 31-vjeçarja ganeze kishte vetëm pak orë në Tiranë! U njoh me 26 vjeçarin në Britani

1633193695_Sequence03.00045017.Still030.jpg

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme ku humbën jetën 2 të rinj në Tiranë.

Mësohet se 31-vjeçarja ganeze kishte mbërritur vetëm sot në Shqipëri, në orët e drekës.

Pak orë pasi ajo kishte udhëtuar nga Franca në drejtim të Tiranës ajo është qëlluar me thikë nga i dashuri shqiptar, 26-vjeçari Klinton Pira, i cili kishte 1 muaj që kishte ardhur në Shqipëri.

Ora 19:10
"Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli ty në jetën time", e vrau sot në dhomë, mesazhet plot pasion të 26-vjeçarit për të dashurën

1633194473_Sequence03.00025309.Still032.jpg

"Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli ty në jetën time! Të dua bukuroshe

Unë të premtoj se do ta mbaj zemrën tënde me përkujdesje dhe ta ruaj atë me dashuri", janë disa nga mesazhet që i ka shkruar të dashurës së tij 31-vjeçare na Gana, 26-vjeçari shqiptar Klinton Pira.

 

Ora 18:54
E reja nga Gana, djali nga Shqipëria! Zbulohet fotoja e çiftit që vdiqën sot tragjikisht në Tiranë

1633193695_Sequence03.00045017.Still030.jpg

Në foton e mësipërme janë Klinton Pira 26-vjeçar nga Dibra si dhe Jawsackie Jaboah nga Gana e Afrikës, që vdiqën sot në Tiranë në rrethana tragjike.

1633194473_Sequence03.00025309.Still032.jpg