Egli Pashollari 31 vjeç mbeti i vrarë ditën e djeshme i qëlluar me thikë pas shpine. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40 në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë zonës së njohur si ish-Parku. Autor i ngjarjes është Gazment Buçpapaj, i shpallur në kërkim dhe sipas dëshmisë së gruas së tij, arsye e konfliktit ka qenë bllokimi i rrugës.
Pashollari është konfliktuar me Buçpapajn, i cili ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij. E pyetur në polici, ajo ka thënë se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjekësore. Pasi ka hipur në makinë, rruga ishte bllokuar nga makina e viktimës. Dëshmia e saj hedh poshtë dyshimet e para të policisë që sherri mund të ketë nisur për shkak se viktima kishte ngacmuar gruan e autorit.
Gazment Buçpapaj i ka rënë borisë për t'i hapur rrugën, por sipas saj, viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë dhe ofenduar. Fill pas kësaj, autori i cili është ende në kërkim nga policia ka dalë nga makina dhe është përfshirë në koflikt fizik me Pashollarin ku e goditi këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rëndë me pasoja për jetën.
-
Pse fshihet ky trimi apo I dhimset ReaGimi duhet të jetë proporcional me ngacmimin. Nuk vritet tjetri si në mesjete.
Përgjigju-
Ska qene per ngacmim mhb lere ca shkruajne keta. Se nuk ngeli cerri per nje shitese marketi.
-











Komente
Komento