Vrasja e 32-vjeçarit në Peqin/ Plani iu dështoi në fund, autorëve nuk iu ndez makina prandaj morën mjetin e viktimës! E braktisën në Kavajë, brenda nuk u gjet arma e krimit

ELBASAN- Autorët të veshur me të zeza, me maskë anti-COVID për të bërë të vështirë identifikimin e tyre dhe ruajta e "presë" në një makinë me xhama të zinj...gjithçka dukej e mirëmenduar në planin për të ekzekutuar 32-vjeçarin Albi Bashaliu në Peqin, mirëpo në zbatimin e saj, plani cedoi në momentin e fundit! Pasi qëlluan për vdekje të riun, makina e autorëve nuk iu ndez, kjo shpjegon edhe arsyen pse ato u larguan nga vendi i ngjarjes me makinën e viktimës. Autorët, ende të paidentifikuar, i morën çelësat e makinës viktimës në xhepa dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, kjo makinë u gjet sot në Gosë të Kavajë, e pa djegur dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit.

Kjo makinë është edhe "arma" kryesore në duart e grupit hetimor që mund t'i çojë deri në kapjen e autorëve. Ndërkohë, targat e mjetit te djegur në vendngjarje që i përket autorëve, rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Pista kryesore e hetimeve është e hakmarrjes, kjo sepse Albi Bashaliu është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit ka ekzekutuar 6 muaj më parë Ylber Xhahysën pas sherrit për gërvishtjen e makinës. Kjo është pista kryesore e hetimeve, e megjithatë, vetë viktima Albi Bashaliu ishte arrestuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona.

Në pyetje janë marrë disa persona, banorë të fshatit Gjoçaj të Peqinit, mes tyre dhe familjarët e Ylber Xhahysës.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu