Vritet me armë zjarri një 44-vjeçar në Peqin, ngjarja pas sherrit për një gërvishtje makine 5 vite më parë! Autori: U zumë kot (VIDEO)

PEQIN- Një gërvishtje makine, e ndodhur 5 vite më parë, u bë shkak i një sherri që do të përfundonte tragjikisht për Ylben Xhahysën sot në Peqin. Xhahysa, 44 vjeç, u qëllua për vdekje me 4 plumba nga Leonard Bashalliu. Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në fshatin Gjocaj.

Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashalliut, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ngjarje e së shkuarës për të cilën ata u konfliktuan edhe ditën e sotme.

Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.

36-vjeçari Leonard Bashaliu banues në Gjocaj, u arrestuar nga uniformat e policisë disa minuta pas ngjarjes, teksa është sekuestruar edhe arma e krimit. Ndërkohë, në dëshminë e tij në Polici, ai ka deklaruar  në gjendje të rënduar psikologjike se konflikti me Xhahysën nisi pasi ai e kishte qëlluar me grusht 5 vite më parë.

Ky muaj ka regjistruar një numër mjaft të lartë vrasjes, 9 viktima për 8 ditë, ku pjesa më e madhe krim në familje ose vrasje për larje hesapesh. Mbrëmjen e djeshme, opinioni publik u trondit nga vrasja në Librazht, ku burri vrau me sëpatë gruan dhe më pas vari veten në pemë, teksa më herët vëllai vrau motrën në Shkodër për 4 mijë euro për shpenzimet e mobileve. Ndërsa 3 ditë më parë vjehrri  Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn pranë gjykatës në Tiranë, me pretekstin se po mbronte nderin e vajzës, pas çifti ishte në proces divorci.

 

 

1623158750_coverpeqin2.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Vrau 44-vjeçarin në Peqin pas sherrit për gërvishtjen e makinës 5 vite më parë, ky është autori

1623154944_leonardbashalliu001.jpg

Autori Leonard Bashalliu

"Report TV" ka siguruar foton e Leonard Bashalliut, 36-vjeçari i cili ekzekutoi mëngjesin e sotëm në Peqin 44-vjeçarin Ylber Xhahysën. Ngjarja u regjistrua në  fshatin Gjocaj, pas një konflikti ku u përfshinë viktima dhe autori. Ata fillimisht u konfliktuan verbalisht, për një ngjarje të ndodhur 5 vite më parë, ku Xhahysa i gërvishti automjetin Bashalliut, por situata agravoi në përdorimin e armës së zjarrit..

Ora 11:34
Vrau 44-vjeçarin në Peqin, zbardhet dëshmia e autorit në polici: U zumë kot, para 5 vitesh më ka goditur me grusht

Është zbardhur dëshmia e Leonard Bashalliut, i cili qëlloi sot për vdekje Ylber Xhahysën, ngjarje e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Në gjendje të rënduar psikologjike, Bashalliu ka thënë në polici se konflikti me Xhahysën nisi pasi para 5 vitesh ai e kishte qëlluar me grusht.

"U zumë kot, para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës", ka thënë ai.

Ora 11:20
Banorët të tronditur për vrasjen e 44-vjeçarit në Peqin: Na janë bërë vrasjet si program në televizion (VIDEO)

Banorët e fshatit Gjonçaj në Peqin, ku ndodhi vrasja e 44-vjeçarit Ylber Xhahysa, shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë. Sipas tyre viktima njihej në zonë si një djalë i mirë dhe pa probleme. Njëri prej banorëve thotë se vrasjet janë kthyer në makth për shqiptarët.

"Është bërë si program në TV tani kjo punë, kështu po ndodhin ngjarjet në Shqipëri. Vrit këtu e vrit aty. Viktima ishte njeri i mirë", tha ai.

"Ishte djalë i mirë shumë", thotë një tjetër.

"Nuk flas dot, nuk di gjë", deklaron për gazetarët një tjetër banor i zonës.

 

Ora 11:13
Vrasja në Peqin, shkak i konfliktit sot një gërvishtje makine para 5 vitesh! Viktima u qëllua me 4 plumba

1623140959_ylberxhahysa.jpg

Viktima Ylber Xhahysa

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Peqin, në fshatin Gjocaj, ku Leonard Bashalliu ekzekutoi me armë zjarri 44-vjeçarin Ylber Xhahysën, banues në fshatin Pajovë.

Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashalliut, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ngjarje e së shkuarës për të cilën ata u konfliktuan edhe ditën e sotme.

Ngjarja u regjistrua në një lokal, ku viktima dhe autori u përfshinë në një konflikt verbal fillimisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar katër herë mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.

Ora 10:31
 Vrasja në Peqin, ja kush është 44-vjeçari që u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm

1623140901_ulberxhahysa7.jpg

Viktima Ylber Xhahysa

"Report TV" ka siguruar foton e Ylber Xhahysës, 44-vjeçari i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peqin nga Leonard Bashaliu, 36 vjeç. Ngjarja ndodhi pas një sherr të çastit mes viktimës dhe autorit, ndërsa ky i fundit u arrestua nga Policia vetëm disa minuta pas ngjarjes.

Ora 09:11
Vrasja në Peqin/ Zbulohet identiteti i viktimës dhe autorit

1623139983_peqin.jpg

Report Tv ka mësuar identitetin e viktimës dhe autorit të vrasjes të mëngjesit të sotëm në Peqin. Mësohet se 40-vjeçari Leonard Bashaliu ka vrarë me armë zjarri Ylber Xhahysën, 44 vjeç.

Ora 09:04
Vrasja në Peqin, policia jep njoftimin zyrtar: Arrestohet autori

1623136355_pistoleta.jpg

Arma e krimit

Policia jep njoftim zyrtar lidhur me vrasjen në Peqin

"Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur   në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë. 
 
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja