Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, policia: Në kërkim autori dhe katër të tjerë! Gjenden 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, policia: Në kërkim autori dhe katër të tjerë! Gjenden 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes

1695329812_valterfejza.jpg

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftim mbi vrasjen e ndodhur një natë më parë në Shkodër. Përveç autorit, policia ka shpallur në kërkim edhe katër të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në konfliktin që më pas agravoi deri në vrasjen e të riut Valter Fjerza.

Ai dyshohet se është qëlluar me kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 3 gëzhoja.  

“Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, u vra me armë zjarri një 33-vjeçar. Policia identifikon dhe shpall në kërkim 24-vjeçarin që dyshohet se qëlloi me kallashnikov, në drejtim të automjetit me drejtues 33-vjeçarin. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar të përfshirë në konflikt.

Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte 24-vjeçari dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Si rezultat i punës intensive hetimore, të kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:48, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, u vra me armë zjarri kallashnikov, shtetasi V. F., është bërë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i shtetasve të përfshirë në të.

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 24 vjeç, A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta 5 shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit, shtetasin K. F., 35 vjeç. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet, shtetasi V. F. Sapo ka parë automjetin, shtetasi K. M. dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për të individualizuar përgjegjësinë penale për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Valter Fjerza u vra pa faj! Shkoi të ndante sherrin e të vëllait për parkimin, u qëllua me kallashnikov! Në kërkim autori dhe 3 të tjerë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera