Vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, del eskpertiza: U ekzekutua me 2 plumba, një në ball dhe një pas veshit të majtë

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, del eskpertiza: U ekzekutua me 2 plumba, një në ball dhe një pas veshit të majtë

Camilla, Daniele Bedini dhe Nevila Pjetri

Daniele Bedini, 32 vjeç është ndaluar nga policia si autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri. Ai është pronar i një kamioni të bardhë, ashtu si makina në të cilën Pjetri u pa të hipte të shtunën mbrëma përpara se të zhdukej.

Sipas ekspertizës, Nevila Pjetri u vra me dy plumba në kokë, fillimisht u godit në ball dhe më pas, mori një plumb pas veshit të majtë. Arma e përdorur, e cila nuk u gjet, mund të ishte pistoletë e kalibrit 22. Pas vdekjes së Nevila Pjetrit, u gjet e vdekur edhe Camilla, transgjinore. Trupi i pajetë i Camilla u gjet nga agjentët e selisë së policisë së Spezias më pak se tre kilometra larg vendit ku ishte gjetur Nevila, shkruajnë mediat italiane.

Bedini, i marrë në pyetje për orë të tëra, por ka mohuar akuzat duke thënë se nuk kishte lidhje me krimet.

“I vetmi element që ka shtyrë hetuesit të ndalojnë klientin tim  është kallëzimi i vjedhjes së pistoletës në pronësi të babait të tij, i cili kishte raportuar vjedhjen e armës së ndaluar rregullisht e cila ende nuk është gjetur dhe për momentin është e përputhshme vetëm me plumbat e gjetur pranë kufomave", tha avokati i tij.

Ndërkohë vijojnë hetimet për dy krimet. Nevila u vra me dy plumba, ndërsa edhe Camilla u ekzekutua me një ose 2 plumba. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë. Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'