Gjyqi ndaj Konstandin Xhuvanit i cili akuzohet për vrasjen e 4-fishtë në muajin nëntor në lokalin e natës "Ante Grand" në kryeqytet, është shtyrë pas Gjykata ka kërkuar kohë që të njihet me procedurat.
Në seancën e kaluar Konstandin Xhuvani kërkoi gjykim të shkurtuar duke pranuar vrasjen. Por kjo kërkesë e Xhuvanit u kontestua po në seancën e kaluar nga prokurori Enklid Gjini i cili kërkoi nga gjykata një seancë tjetër për të paraqitur prova të reja pasi sipas tij, ende hetimet nuk kanë mundur të provojnë dinamikën e vrasjes së Arbër Demirajt.
Seanca e radhës ndaj Xhuvanit do të zhvillohet mnë 29 Janar ku pritet që edhe gjykata të vendosë për pranimin ose jo të kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Konstandin Xhuvani akuzohet se më 4 nëntor vrau në lokalin e natës në rrugën e Elbasanit në kryeqytet shtetasit Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com