GRAMSH - Policia e Gramshit zbardh detaje te reja për vrasjen e 40 vjecarit Perparim Duzha nga fshati Tërvol i Gramshit, i ekzekutuar një ditë më parë në banesën e tij. Të arrestuarit si të dyshuar për ngjarjen janë Selman Hoxha, 63 vjeç, dhe dy djemtë e tij Fiqiri Hoxha, 43 vjeç, dhe Edmond Hoxha, 29 vjeç.
 
Pista kryesore e vrasjes është vendosja e vetëgjyqësisë, pasi dy ditë më parë dyshohet se viktima ka keqtrajtuar Selman Hoxhën së bashku me bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit të banesës, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar tre automatikë kallashnikov, një automatik p.m.sh; 10.000 fishekë automatiku kallashnikov; 2.500 fishekë pistoletë TT; tetë cope granata defensive, 23 ndezësa të unifikuar; dhe dy karikatorë automatiku. Ndërkaq, blutë e Gramshit po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Përparim Duzha para pak kohësh është riatdhesuar nga Belgjika ku jetonte prej disa vitesh si emigrant.

40-vjeçari është vrarë gjatë një darke familjare dhe është qëlluar me pistoletë në momenti kur ka dalë në verandë për të pirë një cigare, burime nga policia e Gramshit bëjnë me dije se Duzha është telefonuar para se të dilte jashtë. Por megjithatë ende nuk është e qartë nëse telefonata ka lidhje me vrasjen. 

Gjatë paradites së sotme policia ka shoqëruar si të dyshuar edhe një çift bashkëshortësh, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publikë, pasi pak ditë më parë viktima është konfliktuar ata, duke i dhunuar fizikisht.

gramsh me logo

Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar edhe 10 banorë të tjerë të fshatit Tërvol në Gramsh, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sipas banorëve të këtij fshati viktima Përparim Duzha njihej si një person problematik.

gramsh me logo 

Perparim Duzha
(Në foto: Viktima Perparim Duzha)

armet e personave te arrestuar gramsh
(Në foto: Armët e personave të arrestuar në Gramsh)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)