Artan Koçeku dhe Angjelin Shkambi

Në Dukagjin të Shkodrës, u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri 40-vjeçari Aleksandër Koçeku. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje lidhur me një tjetër vrasje të ndodhur 9 vite më parë.

Artan Koçeku, i vëllai i Aleksandër Koçekut, në dhjetor 2017, ka ekzekutuar me 10 plumba Angjelin Shkambin. Shkak thuhet të jetë bërë një borxh prej 40 mijë eurosh. Në dosjen hetimore, del se Angjelin Shkambi kishte krijuar një raport intim me motrën e vëllezërve Koçeku, ndërkohë që, nga ana tjetër, ishte i fejuar me një vajzë tjetër.

Për të kryer vrasjen, Artan Koçeku kishte marrë leje nga burgu i Peqinit, pasi ishte arrestuar për një tjetër vepër penale dhe se i kishte kërkuar Angjelin Shkambit takim nëpërmjet facebook. Hetimi në atë kohë tregoi se Shkambi merrej me kultivim të lëndëve narkotike, shpërndante fara hashashi dhe jepte para borxh.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi