Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka dënuar vrasjen e 5 policëve në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Ai shkruan se këto incidente me pasoja të rënda për forcat e sigurisë, janë një paralajmërim për të gjithë efektivët e policisë në botë të cilët përballen me rreziqet nga më të ndryshmet. Çipa thotë se çdo tendencë dhune ndaj efektivëve të policisë do të përfundojë me disfatën e atyre që e demonstrojnë atë. 

cipa
Statusi i plotë i Ardian Çipës:
"Goditja e forcave të policisë nga individë të armatosur me snajper në Dallas të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati si rezultat humbjen e jetëve të pesë kolegëve tanë të përkushtuar ndaj detyrës dhe lëndimin e 12 te tjerëve, një ngjarje kjo e pasuar nga ngjarja e 13 Qershorit 2015 ku 25 vjeçari James Boulëare brenda nje automjeti furgon i blinduar goditi me armë zjarri automatike Departamentin e Policisë së po këtij qyteti por për fat s'pati viktima dhe u arrit të asgjësohet nga policia. Këto incidente me pasoja të rënda për forcat e sigurisë, janë një paralajmërim për të gjithë kolegët e tyre në të gjithë botën pasi duhet të vlerësojmë rrezikshmërinë e situatave dhe çdo lloj rreziku sado i parëndësishëm në dukje duke na imponuar vigjilencë të përhershme si punonjës policie. Reagimi i Departamentit Policisë së Dallasit ka mbështetjen e kolegëve të tyre nga e gjithë bota sikurse edhe nga Policia Shqiptare. Çdo përpjekje e dhunshme kundër forcave policore nga kushdo dhe kudo do të përfundojë me disfatën e atyre që e tentojnë. Mbeshtetje për familjarët e punonjësve të policisë që humbën jetën në krye të detyrës në këtë ngjarje tragjike".

Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com