SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 67- vjeçarit Hysni Ymeri në Shkodër, më 29 dhjetor, i cili sapo mbërriti në hyrjen e pallatit për t'u ngjitur në katin e katërt ku edhe banonte, një shpërthim i fuqishëm tritoli i mori jetën, në lagjen “Manush Alimani”.

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “SHADOWS”, ku 4 persona janë vënë në pranga: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Sipas policisë, këta persona kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive e dyshuar me telekomandim në distancë, kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte Hysni Ymeri.

Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop", njoftoi Policia.

Policia nuk e ka zbuluar ende motivin e porositjes së ekzekutimit të 67-vjeçarit, ndërsa Report TV ka raportuar më herët një histori gjakmarrje të familjes së Hysni Ymeri.

Në 1995-ën, në lagjen Kiras vëllai i tij vrau Shefqet Çekorjen. Autori u arrestua në atë kohë dhe u dënua. Disa vite më vonë, sipas burimeve, dy familjet arritën pajtimin. Shefqet Çekorja ishte vëllai i Ismet Çekores, i cili u vra në shtator 2022 pranë banesës së tij, i vrarë si pjesë e konflikteve mes fiseve Bajri-Lici.

Pak ditë para ekzekutimit të Hysni Ymerit, kishte ardhur në Shkodër edhe djali i tij, i cili jeton jashtë Shqipërisë. Alban Ymeri i tha policisë se familja nuk kishte konflikte dhe se nuk kanë marrë kërcënime.

Gjatë veprimeve të policisë janë sekuestruar 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, municion, lëndë narkotike dhe kokaine, pajisje GPS, kamera sigurie dhe rroba të përdorura nga autori i dyshuar.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe sqarimin e motiveve, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim; dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Vrasja e 67-vjeçarit në Shkodër nga shpërthimi i tritolit, Proda: Punë profesionale dhe koordinim efikas

1767354941_aa.JPG

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, përgëzon strukturat hetimore të DVP Shkodër për zbardhjen e vrasjes me lëndë eksplozive të 67- vjeçarit Hysni Ymeri në Shkodër, më 29 dhjetor.

“Falënderoj dhe përgëzoj publikisht Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, strukturat hetimore dhe të gjitha forcat e angazhuara, si dhe Prokurorinë, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional që çoi në zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale, të kryer me përdorimin e lëndës eksplozive të komanduar në distancë.

Ky është një nga rastet ku pasqyrohet puna serioze dhe profesionale, e koordinuar dhe këmbëngulëse e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të plotë me organin e akuzës.

Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale dhe forcojnë më tej besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit, e cila do të vijojë të jetë e vendosur në misionin e saj për garantimin e rendit, sigurisë, jetës, dhe pronës së qytetarëve', tha ai.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/01/2026 01:23

    Ose policia ka bere nje pune te shkelqyer per kete rast e vleresimin e kane te merituar,ose vrasesit kane qene me pak edhe se amatore,qe vrasja te zbulohej kaq shpejt.S.d.q ka rendesi qe te akuzuarit te mberthehen mire me prova nga kriminalistika dhe prokuroria te beje detyren sic duhet qe te mos perseritet rasti i para disa diteve qe nje vrases,Donald Hoxha ne Elbasan doli i pafajshem nga gjykata edhe pse ADN e konfirmuar nga laboratoret gjermane e vinin ne skenen e krimit per te cilin akuzohej.Ne cilin vend te botes sot ADN nuk eshte vula qe te percakton fajin ose pafajesine? Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje vrases edhe pse i faktuar me ADN te nxirret i pafajshem nga gjykata.

    Përgjigju
  • Alb: 02/01/2026 12:27

    Kjo ashte demokracija mush burgjet ma ziz se ne kohe te PPSH

    Përgjigju
    • Vleri: 03/01/2026 02:35

      O, Alb! Sipas shkrimit, kemi bindjen qenke i ri mor çunii bacit! Në epokën e bacë Enverit, që nga viti 1966 nuk kishte vëllavrasje.

  • Turi: 02/01/2026 11:33

    Duhet te denohen per terrorizem keta plera qe terrorizojne banoret , duhen denuar me nga 500 vite burg secilin prej ketyre mbeturinave qe te mesojne plerat e tjere qe bejne vrasje me pagese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 21:48

    A duhet qeveria t’i druhet protestave të opozitës?