Ekspertiza e konfirmon: Grabitësi i vrarë në Rinas është Admir Murataj

Pas shtyrjes së seancës së ditës së djeshme, ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori.

Sipas ekspertizës gjurmët e viktimës së vrarë me një plumb pas grabitjes në aeroportin e Rinasit tek ura e Tapizës korrespondojnë me atë të Muratajt. Ky akt tashmë është administruar nga prokurori i cili pritet që më 14 Maj t'ia depozitoj gjykatës e cila më pas do të pushojë gjyqin ndaj të ndierit.

Ditën e djeshme, vajza e Admir Murataj kërkoi nga Prokuroria për Krime të Rënda të hetojnë repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për vrasjen e babait të saj.

Me prokurë të veçantë të vajzës së Admir Muratajt, avokati i familjes Murataj, Arbër Hoxha, paditi në Prokurorinë për Krime të Rënda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët vranë Admir Muratajn pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit.

Sipas tij, Admir Murataj u vra qëllimisht nga policia pasi uniformat blu nuk kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.  Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë,  pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Kur kanë kaluar më shumë se tre javë nga grabitja e Rinasit ReportTv mëson edhe zyrtarisht emrat e personave të dyshuar për këtë ngjarje apo pjesë e grupit.Sic dhe shihni në këtë dokument ata janë: Alkond Bengasi, Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Eldi Çala, Mareglen Hoxha, Talo Çela, Aleks Pepa, Ragip Hajdini. Me përfshirjen e Admir Murataj ky grup rezulton se kishte 12 anëtarë direkt, ku 5 prej tyre kanë ndërhyrë në pistën e aeroportit të Rinasit dhe 7 të tjerë kanë qëndruar në prapavijë.Të arrestuar deri më tani janë 6 prej tyre, një i vdekur dhe 5 në kërkim mes tyre Klement Çala dhe Aleks Pepa.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja