Një i afërm i adoleshentit francez të qëlluar nga policia i tha BBC-së se familja nuk donte që vdekja e tij të shkaktonte trazira, por këmbënguli se ligji në rastet kur të ndalon polici duhet të ndryshojë.
"Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për urrejtje apo trazira," tha i afërmi.
Duke folur për BBC pranë shtëpisë së familjes në Nanterre, i afërmi tha se trazirat, ku mijëra francezë u arrestuan, dyqane të grabitura dhe qindra automjete të djegura në të gjithë Francën, nuk nderuan kujtimin e Nahelit.
"Ne nuk kemi kërkuar të thyejmë apo të vjedhim. E gjithë kjo nuk është për Nahelin," i thanë ata BBC-së, duke folur në kushte anonimiteti, sepse tensionet janë shumë të larta pas të shtënave ndaj Nahelit.
Ata thanë se kishin bërë thirrje për një "Marshim në rrugë. Ecje në kujtim të Nahelit. Ecje, madje edhe duke demonstruar, por pa shpërthime". I afërmi tha se autoritetet franceze tani duhet të ndryshojnë ligjin që lejon policët të qëllojnë gjatë ndalesave të drejtuesve të mjeteve.
I afërmi i Nahelit bëri thirrje për "trajnim më të mirë për policinë franceze dhe rishikimin e ligjit që lejon policinë të përdorë armën nëse një person refuzon të ndalojë. Anais, një mikeshë e familjes dhe fqinje i tha gjithashtu BBC-së se të qenit një i ri me ngjyrë në periferi të Francës do të thotë të jesh çdo ditë subjekt i racizmit, dhunës dhe profilizimit racor.
"Ata [policia] i poshtëron, i fyen dhe nuk u flasin siç duhet. Dhe tani i vrasin! Nuk është hera e parë që ndodh," tha ajo.
I afërmi i Nahelit tha se si pasojë e kaosit të vazhdueshëm, familja nuk kishte pasur asnjë moment të ulet së bashku dhe ta kujtonte atë.
"Ne duam që gjithçka të qetësohet. Rrjetet sociale, trazirat, gjithçka duhet të qetësohet. Me gjithë këtë, ne nuk kemi pasur kohë të ulemi për pesë minuta së bashku dhe të mendojmë se si ka ikur ai tani," thanë ata.
Më herët, gjyshja e Nahelit gjithashtu bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe akuzoi rebelët për përdorimin e vdekjes së Nahelit si justifikim.
Lajmi kryesor: