Trazirat në Francë, gjyshja e 17-vjeçarit: Ndalni dhunën! Rebelët sulmojnë shtëpinë e kryebashkiakut! Macron takim urgjent me ministrat

Pas funeralit të Nahelit ditën e djeshme, Franca ka kaluar natën e pestë të trazirave, me përleshje të rënda midis policisë dhe rebelëve dhe vetëm pak më herët një dritë shprese për qetësimin e trazirave në vend erdhi pas deklaratës së gjyshes së 17-vjeçarit që u vra nga policia, e cila bëri thirrje për ndalimin e protestave.

Gjyshja e Nahel ka bërë thirrje protestuesve për qetësim të trazirave, të cilat kanë bërë Francën të 'vlojë' gjatë pesë netëve të fundit. Ajo tha se kauza e nipit të saj po përdoret si justifikim dhe për këtë arsye dhuna dhe kaosi duhet të ndalet. Gjyshja e 17-vjeçarit tha gjithashtu se beson që punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.

"Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat," tha Nadia për BFM TV.

“Po e përdorin Nahelin si justifikim”, thotë ajo, “Ne duam që gjërat të qetësohen”.

Po ashtu edhe një familjar i Nahel teksa foli për BBC bëri thirrje për qetësim të situatës, ndërsa këmbënguli se duhet ndryshuar ligji për përdorimin e armës nga policia në rastet ku ndalohen drejtuesit e mjeteve. Franca po përgatitet për natën e 6 të protestave, ndërsa 45 mijë policë janë mobilizuar në të gjithë vendin.  Presidenti, Emmanuel Macron, ka mbajtur një takim urgjent me ministrat për të vlerësuar situatën.

Ndërsa në zonën periferike të Parisit, në L’Haÿ-les-Roses, protestuesit kanë sulmuar shtëpinë e kryebashkiakut Vincent Jeanbrun, duke plagosur kështu bashkëshorten e tij, teksa përpiqej të largohej së bashku me dy fëmijët.Në një deklaratë, kryebashkiaku Jeanbrun tha se makina ishte djegur në një përpjekje për t'i vënë flakën vetë shtëpisë dhe për të vrarë gruan e tij dhe dy fëmijët e vegjël që flinin lart.

Gjatë mbrëmjes së kaluar u arrestuan 719 persona, ndërsa në disa qytete pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Në Marsejë u raportua për incidente në pjesë të ndryshme të qytetit. Videot tregojnë policinë duke përdorur gaz lotsjellës e zyrtarët thonë se të paktën 56 arrestime janë bërë në qytetin jugor.Në Paris, tensione veçanërisht pati në zonën e Champs Elysees.  Rreth 45,000 policë u vendosën në të gjithë vendin të shtunën.

Protesta duket se ka infektuar edhe Zvicrën pasi incidente janë raportuar në qendër të Lozanës.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha: “Është një natë më e qetë falë veprimit vendimtar të policisë”. "Mosha mesatare e protestuesve është 17 vjeç," shpjegoi ministri i brendshëm Darmanin.Ata janë nxënës të shkollave të mesme, të rinj dhe pa precedentë penalë.

Ndërsa kryeministrja Elisabeth Borne e cila ishte në Paris tha: “Kam ardhur të rikonfirmoj mbështetjen time të plotë për policinë dhe atë të qeverisë”.

Përse ka trazira në Francë?
Më 27 qershor 2023 një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga një efektiv policie në lagjen Nanter, periferi e Parisit. Videoja e publikuar në rrjete sociale,  shkaktoi zemërim në lagjet periferike të Parisit ku racizmi është më i theksuar. Në video duken dy policë që kanë ndaluar makinën e 17-vjeçarit, Nahel,M. dhe dëgjohet një zë "do të qëlloj me plumb në kokë". Pas të shtënës, makina ecën disa metra dhe më pas përplaset.  Adoleshenti ndërroi jetë si pasojë e plagëve në gjoks. Një polic është arrestuar për vrasjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Vrasja e adoleshentit në Francë, flet një familjar: Ne nuk kemi kërkuar trazira, të ndryshojë ligji për përdorimin e armës kur të ndalon policia

Një i afërm i adoleshentit francez të qëlluar nga policia i tha BBC-së se familja nuk donte që vdekja e tij të shkaktonte trazira, por këmbënguli se ligji në rastet kur të ndalon polici duhet të ndryshojë.

"Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për urrejtje apo trazira," tha i afërmi.

Duke folur për BBC pranë shtëpisë së familjes në Nanterre, i afërmi tha se trazirat, ku mijëra francezë u arrestuan, dyqane të grabitura dhe qindra automjete të djegura në të gjithë Francën, nuk nderuan kujtimin e Nahelit.

"Ne nuk kemi kërkuar të thyejmë apo të vjedhim. E gjithë kjo nuk është për Nahelin," i thanë ata BBC-së, duke folur në kushte anonimiteti, sepse tensionet janë shumë të larta pas të shtënave ndaj Nahelit.

Ata thanë se kishin bërë thirrje për një "Marshim në rrugë. Ecje në kujtim të Nahelit. Ecje, madje edhe duke demonstruar, por pa shpërthime". I afërmi tha se autoritetet franceze tani duhet të ndryshojnë ligjin që lejon policët të qëllojnë gjatë ndalesave të drejtuesve të mjeteve.

I afërmi i Nahelit bëri thirrje për "trajnim më të mirë për policinë franceze dhe rishikimin e ligjit që lejon policinë të përdorë armën nëse një person refuzon të ndalojë. Anais, një mikeshë e familjes dhe fqinje i tha gjithashtu BBC-së se të qenit një i ri me ngjyrë në periferi të Francës do të thotë të jesh çdo ditë subjekt i racizmit, dhunës dhe profilizimit racor.

"Ata [policia] i poshtëron, i fyen dhe nuk u flasin siç duhet. Dhe tani i vrasin! Nuk është hera e parë që ndodh," tha ajo.

I afërmi i Nahelit tha se si pasojë e kaosit të vazhdueshëm, familja nuk kishte pasur asnjë moment të ulet së bashku dhe ta kujtonte atë.

"Ne duam që gjithçka të qetësohet. Rrjetet sociale, trazirat, gjithçka duhet të qetësohet. Me gjithë këtë, ne nuk kemi pasur kohë të ulemi për pesë minuta së bashku dhe të mendojmë se si ka ikur ai tani," thanë ata.

Më herët, gjyshja e Nahelit gjithashtu bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe akuzoi rebelët për përdorimin e vdekjes së Nahelit si justifikim.

      Ora 22:16
      Trazirat në Francë, presidenti Emmanuel Macron takim urgjent me ministrat

      Presidenti Emmanuel Macron po takohet me ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë pas trazirave në Francë pas vrasjes së 17-vjeçarit nga efektivi i policisë.

      Në mesin e të pranishmëve janë Elisabeth Borne, kryeministrja franceze, Gérald Darmanin, ministri i brendshëm dhe ministri i drejtësisë Éric Dupont-Moretti.

      Më herët kemi raportuar se 45,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë vendin në përpjekje për të shuar protestat që kanë vazhduar për pesë mbrëmje radhazi.

      Ora 18:17
      Fqinjët e kryebashkiakut të L'Hay-les-Roses reagojnë për sulmin ndaj familjes së tij

      Teksa shikon pamjet nga zona periferike jugore e Parisit, L'Hay-les-Roses, është e vështirë të imagjinohet se një sulm ka ndodhur këtu herët këtë mëngjes, kundrejt një gruaje me dy fëmijë.

      Shtëpia e kryebashkiakut Vincent Jeanbrun ndodhet në një rrugë të qetë me pemë, e cila do të dukej shumë normale nëse makina e policisë, kordoni dhe turma e gazetarëve të mbledhur jashtë nuk do të ishin aty.

      Një grua, e cila jeton afër shtëpisë së kryebashkiakut, flet rreth sulmit që iu bë shtëpisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

       “Ne mendojmë se ajo që është bërë dhe ajo që bëjnë të rinjtë nuk është aspak e mirë. Ata nuk duhet ta bëjnë këtë. Por në të njëjtën kohë qeveria dhe kryetarët e bashkive duhet të shqetësohen për këta të rinj që nuk dinë çfarë të bëjnë gjatë ditës”,  thotë fqinja e kryebashkiakut.

      Ajo beson gjithashtu se të rinjtë francezë duhet të përfshihen më shumë në politikë.

      “Ata duhet të votojnë për njerëzit që do të donin të kishin në pushtet”, thotë fqinja.

       

      Ora 17:58
      Franca shtrëngon masat e sigurisë pas trazirave, 7 mijë policë do të vendosen në Paris dhe zonat përreth


      Pas funeralit të Nahelit ditën e djeshme, Franca ka kaluar natën e pestë të trazirave, me përleshje të rënda midis policisë dhe protestuesve.

      Gjatë natës, situata doli jashtë kontrollit dhe rebelët sulmuan shtëpinë dhe familjen e kryebashkiakut të L'Hay-les-Roses.

      Pas kësaj ngjarje autoritetet u alarmuan dhe vendosën shtim të masave të sigurisë, duke e çuar në 7000 numrin e oficerëve të policisë, të cilët do vendosen në Paris dhe në zonat përreth.

      Ora 17:42
      Fjalët prekëse të gjyshes së 17-vjeçarit që u vra nga policia: Nahel ka vdekur, vajza ime nuk ka më jetë

      Gjyshja e Nahel ka bërë thirrje për qetësim të protestave pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën, pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga një efektiv policie.

      Ndonëse në dhimbje për humbjen e nipit të saj dhe për gjendjen e së bijës, gjyshja e 17-vjeçarit ka gjetur kurajon për t’i thënë ‘ndal’ trazirave që kanë bërë Francën të ‘vlojë’ prej pesë netësh.

      Në deklaratën e saj prekëse ajo tha se nipi i saj tashmë ka vdekur dhe bashkë me të edhe vajza e saj, nëna e Nahel.

      “Nahel ka vdekur, ka vdekur”, thotë ajo. "Vajza ime ka humbur... Ajo nuk ka më jetë."

      Teksa përsërit thirrjet e saj për qetësi dhe ndërprerje të trazirave.

      "Mos i prishni shkollat, mos i prishni autobusët. Janë nënat e tjera që marrin këta autobusë", tha gjyshja e Nahel.

       

       

      Ora 17:21
      Trazirat në Francë, kancelari Scholz reagon pasi Macron shtyu vizitën në Gjermani: Jam i shqetësuar, kam bindjen se presidenti francez do ia dalë

      1687553759_olafscholz.JPG

      Kancelari Olaf Scholz tha të dielën se po sheh me shqetësim situatën në Francë. Reagimi i tij erdhi pasi presidenti francez Emmanuel Macron shtyu një vizitë për në Gjermani për shkak të protestive pas vrasjes së adoleshentit.

      Në një intervistë për një television gjerman, Scholz tha se ndërsa sheh i shqetësuar situatën, ka besim se Macron do ia dalë ta zgjidhë me qetësi.

      “Unë nuk pres që Franca të bëhet e paqëndrueshme, ndonëse imazhet sigurisht që janë shumë shqetësuese”, tha ai.

      Ora 16:04
      Trazirat në Francë, gjyshja e 17-vjeçarit që u vra nga policia bën thirrje për qetësi

      1688200520_9296b2d472a8709649c421f06c68c142.jpg

      Gjyshja e Nahel ka bërë thirrje për qetësi pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga policia.

      "Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat," tha Nadia për BFM TV.

      “Po e përdorin Nahelin si justifikim”, thotë ajo, “Ne duam që gjërat të qetësohen”.

      Por ajo thotë se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.

      Ora 16:00
      Protestuesit sulmuan banesën e një kryebashkiaku, kryeministrja franceze: Autorët të ndëshkohen me ashpërsinë më të madhe

      Pas trazirave në Francë, kryeministrja Elisabeth Borne, ka vizituar zonën e L’Haÿ-les-Roses, ku protestuesit kanë sulmuar shtëpinë e kryebashkiakut Vincent Jeanbrun, duke plagosur kështu bashkëshorten e tij, teksa përpiqej të largohej së bashku me dy fëmijët.

      Kryeministrja Borne tha se sulmi është tronditës, ndërsa bëri thirrje që autoritetet të ndëshkojnë autorët me ashpërsinë më të madhe.

      "Ne nuk do të lëmë asnjë dhunë të pandëshkuar," tha ajo, duke kërkuar që përgjegjësit të sanksionohen me "ashpërsinë më të madhe".

      Ora 16:00
      Rebelët sulmuan shtëpinë dhe familjen e kryebashkiakut të L'Hay-les-Roses, shoqata e krerëve të bashkive thirrje për tubime nesër

      David Lisnard 

      Shoqata e Kryetarëve të Bashkive të Francës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve të Francës që të mblidhen para bashkive anembanë vendit të hënën për t'i treguar mbështetje kryebashkiakut të L'Hay-les-Roses, Vicent Jeanbrun, shtëpia e të cilit u sulmua gjatë natës, teksa gruaja dhe fëmijët e tij po flinin.

      “Shoqata e Kryetarëve të Bashkive të Francës ka vendosur t'u bëjë thirrje të zgjedhurve dhe popullatës që të ndërmarrin veprime, ne nuk dorëzohemi dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë  punën tonë çdo ditë derisa rendi të kthehet”, tha presidenti i shoqatës David Lisnard.

      Shtëpia e kryebashkiakut Vincent Jeanbrun, u sulmua rreth orës 01:30 nga rebelët e protestave disa ditore të mbajtura në Francë.Ata u përpoqën t’i vinin flakën shtëpisë së kryebashkiakut dhe qëlluan me fishekzjarrë gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, të cilët ishin në gjumë kur agresorët përplasën portat dhe i vunë flakën makinës para derës së shtëpisë.

      Ora 13:42
      Fotot: Dita pas natës së pestë të përleshjeve në Francë

      Pas funeralit të Nahelit ditën e djeshme, Franca ka parë natën e pestë të trazirave, me përleshje të rënda midis policisë dhe rebelëve në qytetin jugor të Marsejës.

      Shtëpia e një kryetari bashkie u sulmua në një periferi të Parisit gjatë natës dhe ka një prani të shtuar të sigurisë të dielën në mëngjes.

      Në foto tregohen pamjet pas natës së mbrëmshme , e cila ishte më e qetë se të mëparshmet, veçanërisht në periferi të Parisit por ministria e brendshme ende numëroi më shumë se 570 automjete dhe 74 ndërtesa të djegura në të gjithë vendin.

      Shpresa është se vala e trazirave ka arritur kulmin dhe tani do të fillojë të zvogëlohet, megjithëse vetëm ditët dhe netët e ardhshme do të tregojnë nëse është vërtet kështu.

      Ora 13:09
      Trazira në Francë! Rebelët sulmojnë shtëpinë dhe familjen e kryetarit të bashkisë L’Haÿ-les-Roses

      Në zonën periferike të Parisit, në L’Haÿ-les-Roses, protestuesit kanë sulmuar shtëpinë e kryebashkiakut Vincent Jeanbrun, duke plagosur kështu bashkëshorten e tij, teksa përpiqej të largohej së bashku me dy fëmijët.

      Teksa Vincent Jeanbrun ishte akoma zyrën e tij, rreth orës 01:30, rebelët e protestave disa ditore të mbajtura në Francë u përpoqën t’i vinin flakën shtëpisë së kryebashkiakut dhe qëlluan me fishekzjarrë gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, të cilët ishin në gjumë kur agresorët përplasën portat dhe i vunë flakën makinës para derës së shtëpisë së kryebashkiakut.

      Kur gruaja dhe fëmijët e tij të vegjël tentuan të arratiseshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën bashkëshortja dhe një nga fëmijët.

      Në një deklaratë, kryebashkiaku Jeanbrun tha se makina ishte djegur në një përpjekje për t'i vënë flakën vetë shtëpisë dhe për të vrarë gruan e tij dhe dy fëmijët e vegjël që flinin lart.

      “Ishte një tentativë vrasjeje e një frikacake të papërshkrueshme", tha kryebashkiaku Jeanbrun, i cili tha se kishte qenë në zyrën e tij, si në tre netët e mëparshme, kur ndodhi sulmi.

      “Nëse prioriteti im sot është të kujdesem për familjen time, vendosmëria ime për të mbrojtur dhe për t'i shërbyer Republikës është më e madhe se më parë”, tha ai, duke falënderuar shërbimet e urgjencës për ndërhyrjen.

      Policia është ende në kërkim të autorëve, teksa po tenton të bashkojë elementët fillestarë të këtij hetimi për vrasje të mbetur në tentativë.

       

      Ora 10:58
      Autobusi me turistë kinezë u sulmua gjatë trazirave në Marsejë, konsullata e Kinës ankesa ndaj Francës

      1688111948_franca.jpg

      Konsullata e Përgjithshme e Kinës në Marsejë është ankuar, pasi gjatë natës së pestë të trazirave në Francë një autobus që transportonte një grup turistësh kinez, u sulmua nga një grup rebelësh, të cilët thyen xhamat e autobusit duke shkaktuar lëndime të lehta të personave që ndodheshin brenda.

      Përmes një deklarate zyrtare Konsullata e Përgjithshme e Kinës në Marsejë, kërkoi që Franca të garantojë sigurinë e qytetarëve kinezë dhe pronave të tyre, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve kinezë në Francë ose që shkojnë në Francë që të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.

      Trazirat në të gjithë Francën dukej të ishin më pak intensive të shtunën, pasi dhjetëra mijëra policë ishin vendosur në qytete në të gjithë vendin pas funeralit të adoleshentit, megjithëse pati disa tensione në qendër të Parisit dhe përleshje sporadike në Nice, Strasburg dhe Marsejë.

      Ora 10:07
      Protestat në Francë, sulmohet me makinë banesa e kryetarit të bashkisë, plagosen gruaja dhe një nga fëmijët

      Protestuesit në Francë sulmuan banesën e kryetarit të bashkisë të L'Ha-les-Roses në Val-de-Marne, një komunë në jug të Parisit. 

      Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë kur sulmuesit e panjohur u përplasën përmes portave dhe i vunë flakën makinës.

      Kur gruaja dhe fëmijët e tij të vegjël tentuan të largoheshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën gruaja dhe një nga fëmijët.

      Ishte “një tentativë vrasjeje e një frikacaku të papërshkrueshëm”, tha kryebashkiaku Jeanbrun.

      Vetë kryebashkiaku Vincent Jeanbrun , publikoi një postim në Twitter gjatë natës: "Gruaja dhe fëmijët e mi janë të shokuar dhe të lënduar", shkruante Jeanbrun. Policia ka nisur një hetim.

       

      M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
      Komento

      KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

      Komente

      • Shqiptar: 02/07/2023 20:54

        Kjo esht kur pranon ne shtepi felliqesirat arabe qe kane ardhur ne France pa te mbathura e tani shkatërrojnë gjithçka qe u del përpara,kto jane kanceri i Evropës dhe i botes,fatkeqsi

        Përgjigju
        • Perendimori: 03/07/2023 06:43

          Faji eshte edhe i perendimoreve qe nuk riprodhohen dhe nuk bejne me asnje femije per familje ndersa arabet bejne nga 3-6 femije per cdo grua qe martojne.

      • Beni: 02/07/2023 15:30

        Kjo liri dhe demokraci qe kerkojne ne France eshte njelloj si liria dhe demokracia qe kerkojne militantet e PD ne Shqiperi !

        Përgjigju
        • asolingo: 02/07/2023 17:26

          Eshte #i madh atje ngrihen se u vra nje njeri ,tek ne ngrihen se degjojne Sali njethundrakun se do pushtet me force.

      • tirane: 02/07/2023 13:29

        Te ishte Rama kryeminister i Frances i bete te gjithe me ndenjur sus. Skishte guzu me cu koke njeri, po ce do se pat franca ate fat.

        Përgjigju
      • Al.: 02/07/2023 11:53

        Degjenerimi,krimi,droga, shktërrim i familjes dhe vlerave shoqërore lindi këtë brez monstër adoleshtësh që shumë shpejt do të shkatërrojë vetë sistemin! Vetëm rend i ri botëror.

        Përgjigju
      • Sati: 02/07/2023 11:47

        Po vrave , do të vrasën zotri kryetar . Bravo atijë populli. Popull që nuk ja beson lirinë askujt.

        Përgjigju
      • Turi: 02/07/2023 10:52

        Shtet plere sh mire ja bejn. Bravooo protestusit

        Përgjigju
        • mario: 04/07/2023 11:45

          Shtet plere fiks qe ka futur brenda berdhogun e veriut te afrikes dhe njerez si puna e jote qe shkoni jashte, vidhni, dhe beni si te indinjuar kur ju godet shteti. Ptu rrace e keqe!

      • Populli: 02/07/2023 08:07

        O gjigand, Ed Rama shko e jepi zgjidhje Frances sa nuk e dogjen te teren.

        Përgjigju
      • Sondazhi i ditës:
        26 Dhjetor, 08:05

        Si ka qenë për ju viti 2024?



      ×

      Lajmi i fundit

      Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

      Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren