GAZA - Një gjykatë ushtarake në Hamas të Gazës ka dhënë dënimin e saj për 4 palestinezët e përfshirë në rrëmbimin si dhe vrasjen e aktivistit italian Vittorio Arrigoni në prill të vitit 2011.
Dy prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa njëri u dënua me 10 vjet burg dhe i katërti me 1 vit.
Arrigoni, 36 vjeç, një aktivist pro palestinez, u vra në Gaza nga ultra konservatorët islamik radikal . Ai u gjet i vrarë, disa orë pasi ishte rrëmbyer nga militantët Salafistë.
Salafistët në Gaza janë një lëvizje islamike të cilët e konsiderojnë Hamasin si tepër të moderuar.
Mahmud al-Salfiti dhe Tamer al-Husansa u dënuan me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Arrigonit. Khadr Faruk Jerim u dënua me 10 vjet burg për rrëmbim ndërsa Amer Abu Ghola u dënua me një vit për mundësimin e apartamentit ku u gjet Arragoni.
Vittorio Arrigoni ishte pjesëtar i lëvizjes (ISM) International Solidarity Movement dhe kishte qëndruar në Gaza prej disa vitesh. Ai ishte i pari i huaj, i cili u rrëmbye në Gaza që prej gazetarit të BBC-së Alan Johnston në vitin 2007.
/Shqiptarja.com