LEZHE-Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen “Nënë Tereza” nga persona të paidentifikuar, që mendohet se kanë qenë dy. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30.
/Shqiptarja.com
Ndoka është gjetur nga familjarët para banesës i vdekur në makinën e tij tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, por kanë lajmëruar policinë 6 orë me vonesë, rreth orësh 04:25, ndërsa kur janë marrë në pyetje kanë deklaruar se e kanë dëgjuar zhurmën, por ‘menduam që kanë qenë fishekzjarrë’.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po kontrollohen hyrje- daljet në Shqipëri të personave të panjohur apo skeduar nga Kosova apo vende të tjera.
dy.b/shqiptarja.com










