Vrasja e Aleksandër Zakës, mediat greke: Ngjan si thriller, 51-vjeçari pa precedent në dy vendet

Vrasja e Aleksandër Zakës, mediat greke: Ngjan si thriller, 51-vjeçari pa precedent në dy vendet

Aleksandër Zaka

Mediat greke e cilësojnë si një thriller vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Zaka që u gjet i qëlluar me plumb në kokë teksa ishte ulur në karrige, mesditën e së shtunës, 12 gusht 2023, në ishullin e Salaminës pranë Athinës.

Një ditë pas ngjarjes, mediat lokale publikuan fotografinë e personit me iniciale F.P, nga Lezha, që gjeti të pa jetë 51-vjeçarin, duke theksuar se vrasja ka ende shumë pyetje pa përgjigje.

Viktima i cili ishte nga Lushnja, nuk kishte shkelur në Shqipëri përgjatë 15 viteve të fundit.

“Revista e Athinës” shkruan se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi. Ai është qëlluar me armë në kokë në banesën e tij nga një person që u largua menjëherë nga vendi i krimit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?