Greqi/ Ekzekutohet shqiptari me plumb pas koke në ishullin Salamis, u qëllua në oborrin e banesës! Autori dyshohet një bashkatdhetar (EMRI+ FOTO)

Greqi/ Ekzekutohet shqiptari me plumb pas koke në ishullin Salamis, u qëllua në oborrin e banesës! Autori dyshohet një bashkatdhetar (EMRI+ FOTO)

Viktima Aleksandër Zaka

GREQI- Një shqiptar është ekzekutuar në Greqi me një plumb pas koke. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Salamis, ndërsa sipas mediave vendase shqiptari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në Salaminë, mesditën e së shtunës.

Media Focus News shkruan se shqiptari që u ekzekutua është Aleksandër Zaka, 51 vjeç, me orgjinë nga Lushnja dhe kishte 15 vite pa u kthyer në Shqipëri. Aleksandër Zaka në komunitet njihej si njeri i qetë, ndërsa ende nuk s'dihen rrethanat e krimit.

Shqiptari është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Autori i vrasjes dyshohet të jetë një shqiptar, por nuk dihen ende arsyeja e vrasjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Viktima u gjet i ulur në karrige dhe sipas informacioneve paraprake kishte një plumb pas koke.

 Mediat shkruajnë se 51-vjeçari kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri dhe se kidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Del FOTO/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua në Greqi

1691868052_aleksanderzaka.jpg

Ky është Aleksandër Zaka, i cili u ekzekutua ditën e sotme në Greqi. Media greke Flash.gr ka publikuar foton e tij. Zaka u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij, ndërsa ende nuk dihen arsyet  e vrasjes.

Ora 20:51
Del EMRI/ Kush është shqiptari që ekzekutua me plumb pas koke në Greqi  

Aleksandër Zaka është shqiptari që është ekzekutuar në Greqi. Media Focus Neës shkruan se Zaka është ishte me orgjinë nga Lushnja dhe kishte 15 vite pa u kthyer në Shqipëri.

Zaka u gjet i vrarë nga miku i tij në banesën e shtëpisë. Aleksandër Zakës në komunitet njihej si njeri i qetë, ndërsa ende nuk s'dihen rrethanat e krimit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!