SHBA - Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, thotë, se merr përgjegjësinë për dështimin e masave të sigurisë që çuan në vrasjen e ambasadorit të SHBA-ve, Christopher Stevens, në Bengazi.
Clinton tha se garantimi i sigurisë së stafit diplomatik është detyrë e saj dhe jo e Shtëpisë së Bardhë.
"E marr përgjegjësinë. Unë jam e ngarkuar për më shumë se 60 mijë njerëzi te Departamentit të shtetit në 275 vendndodhje në gjithë botën. Presidenti dhe zëvendëspresidenti me siguri nuk kanë njohuri për vendimet specifike, që bëhen nga profesionistët e sigurisë”, tha Clinton.
Republikanët deri më tani e kanë sulmuar Presidentin Barack Obama duke e bërë përgjegjës për ngjarjen e muajit të kaluar në Libi. Një element që sfidanti republikan i Obamës, Mitt Romney kërkon ta shfrytëzojë edhe në përballjen e dytë televizive përpara zgjedhjeve presidenciale.
Korrespodenti i rrjetit televiziv BBC konstaton se duket se me deklaratat e fundit Clinton përpiqet të largojë kritikat nga Obama, të cilit i duhet një performancë pozitive për të rikuperuar rezultatin negativ të debatit të parë.
"Ajo çka duhet të bëjmë ne në Departamentin e Shtetit është të mbetemi të fokusuar, jo pse ndodhi, por çfarë ndodhi dhe çfarë mund të ndodhë", tha Clinton.
Ajo garantoi se është bërë gjithçka që të ruhet siguria e qytetarëve çka është përgjegjësi primare e saj. Clinton tha se mbetet e fokusuar tek zbulimi i vrasësve të ambasadorit, Christopher Stevens dhe vënia e tyre përballë drejtësisë.
"Nuk besoj se duhet të hyjmë në lojën e fajit. Mendoj se ajo çka duhet të bëjmë është të përqëndrohemi tek ajo çka ndodhi, të shohim çfarë duhet të kishim bërë për të mbrojtur njerëzit tanë dhe për të parandaluar që të tilla ngjarje të përsëriten sërish", u shpreh Clinton.
(d.m-s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com