Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate për vrasjen e ambasadorit rus, Andrey Karlov, duke i shprehur ngushëllime familjes së ambasadorit dhe autoriteteve ruse.

Gjithashtu, PD, ka deklaruar se një akt i tillë cenon thelbësisht komunikimin dhe mirëkuptimin mes palëve.
 
Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon me ashpërsi vrasjen e ambasadorit rus në Turqi. Vrasja e një diplomati në detyrë është një akt i rëndë që cenon thelbësisht atë çfarë kemi më shumë nevojë në këto kohë të vështira, komunikimin dhe mirëkuptimin mes palëve.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllime familjes së ambasadorit dhe autoriteteve ruse në këto çaste të rënda për ta.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com