Vrasja e Ardian Nikulajt, Balla i përgjigjet akuzave: Berisha shah-mat me gënjeshtrat e tij, ngjarja u zbardh në kohë rekord

Vrasja e Ardian Nikulajt, Balla i përgjigjet akuzave: Berisha shah-mat me gënjeshtrat e tij, ngjarja u zbardh në kohë rekord

Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së ngjarjes kriminale ndodhur në Shëngjin pak ditë më parë, ku ka ironizuar Sali Berishën, duke e quajtur ‘katrani me bojë’, pasi ky i fundit akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se fshiheshin pas vrasjes së Ardian Nikulajt

Balla u shpreh se edhe në këtë shah-mat të radhës, Berisha do të kundërshtojë të vërtetën. Balla theksoi se tashmë është e qartë, se vrasja e Nikulajt s’kishte lidhje me politikën.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për zbardhjen në një kohë rekord të ngjarjes së rëndë kriminale në Shëngjin, ku tashmë janë identifikuar mbështetur në prova të pakundërshtueshme autorët, porositësit dhe për t’i dhënë mundësinë publikut të njohë plotësisht organizimin dhe financimin e atij akti të rëndë kriminal.

Dhe siç ndodh gjithmonë në këto 30 vite, sapo ndodh një ngjarje kriminale, nuk munguan as akuzat e katranit me bojë Sali Berisha dhe rrugëhumburve që i shkojnë pas, gjithmonë i gatshëm t’ia atribuojë kundërshtarëve politikë autorësinë e krimit. Madje këtë e ka bërë edhe kur ka qenë vetë i përfshirë si më 12 Shtator 1998 apo më 21 Janar 2011.

Tashmë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e kanë zbardhur ngjarjen brenda disa ditësh dhe harresa nuk mund të jetë shpëtimi nga turpi i deklaratave dhe akuzave të non-gratës. Jam i sigurt që edhe në këtë shah-mat të radhës do të kundërshtojë të vërtetën dhe do të varet në litarin e gënjeshtrës dhe shpifjes, dy armët e vetme që ka pas dhe ka ky mbeturinë politike”

Një ditë më parë, Policia zbardhi vrasjen e Ardian Nikulajt dhe shpalli në kërkim, ekzekutorin portugez Ruben Saraiva, porositësin Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik! Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe katër bashkëpunëtorët britanikë. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria.   

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 28/04/2023 04:03

    kur doni i zbardhni brenda dites vrasjet,,,kur nuk doni nuk doni...shtet pis...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë