Ekskluzive/ Vrasja e Argjir Gjokajt në Vlorë, në 10 minuta të rinjtë masakruan tre vetë

Mersin Bejtja, Arif Bejtja, Namik Bejtjadhe Jaçe Bejtja pritet të dalin para gjykatës së Vlorës, ku do njihen me masën e “arrestit në burg”, që ka kërkuar prokurori i çështjen, Kledian Llaho. Të katër personat janë përfshirë në sher me dy vëllezërit Astrit dhe Fatmir Osmëni, të cilët janë punonjës të njësisë administrative Kote, të cilët ishin duke ndërtuar një rrugë afër banesës së tyre. Por teksa situata ka dalë jashtë funksionit, ka ndërhyrë dhe kryetari i njësisë administrative Kote, Argjir Gjokaj, i cili ka mbetur i vrarë me armë me një plumb në gjoks. Ndërkohë me një plumb tjetër është plagosur njëri nga vëllezërit Osmëni dhe njëri nga autorët e këtij krimi Arif Bejtja. Argjir Gjokaj,ka pësuar dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri dhe konkretisht një në dorën e djathtë tek kyçidhe një plagë me hyrje por pa dalje në anën e djathtë të gjoksit, nga e cila ka gjetur dhe vdekjen.

Gjithashtu në spital ka shkuar i plagosur Arif Bejtja, i cili kishte plagë tejshkuese të shkaktuar me armë zjarri në dorën e djathtë tek pjesa e parakrahut afër brylit.Gjithashtu nga policia është shoqëruar për në spital edhe shtetasi Fatmir Osmeni ky banues në Vlorë, i cili kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri në dorën e majtë tek pëllëmba. Sipas policisë së Vlorës, Argjir Gjokaj, në 11 qershor 2019ka shkuar në fshatin Mavrovë pasi nga ana e Bashkisë Selenicë është duke punuar për riparim dhe mirëmbajtje të rrugëve të fshatit Mavrovë, dhe për realizimin e punimeve është vënë në pune dhe një ekskavator i cili në 11 qershor 2019, po kryente punimet në rrugët e këtij fshati.Fatmir dhe Astrit Osmeni kanë shkuar në fshatin Mavrovë për të parë punimet.Aty janë takuar me administratorin Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj edhe ky nga fshati Mavrovë. Në vendin ku po kryeshin punimet kanë shkuar dhe Rasim Bejtja dhe Rebanit Bejtja dhe këta nga fshati Mavrovë.Dy të fundit nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në lidhje me një rrugë të hapur para disa vitesh me vëllezërit Osmenaj.Në momentin që kanë qenë tek fundit i rrugës ku po kryeshin punimet aty kanë shkuar me mjet “Mercedes Benz” ngjyrë të zezë,Mersin Bejtja,Arif Bejtja,Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja,të cilët pasi kanë dalë nga mjeti kanë filluar të godasinFatmir dhe Astrit Osmenaj.

Në vijim Mersin Bejtja ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe pasi e ka mbushur i është drejtuar Fatmir Osmenit duke e sharë dhe qëlluar me armë në drejtim të tij.Fatmir Osmeni, i ka kapur armën,por si pasojë është plagosur.Mersin Bejtja ka qëlluar disa herë me armë zjarri ku pasi i kanë mbaruar fishekët e ka hedhur pistoletën në tokë dhe më pas ka marë pistoletën eJaçe Bejtja, ku ka qëlluar dhe disa herë.Më pas Mersini ka marrë edhe pistoleten e tij që e kishte hedhur në tokë më parë dhe së bashku me tre kushurinjë e tij është larguar me mjetin “Mercedes Benz” në drejtim të rrugës që të çon në aksin rrugor Kotë-Vlorë.Gjatë kësaj ngjarje e cila ka zgjatur rreth 10 minuta Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj kanë ndërhyrë për të mos lënë shtetasit e mësipërm të qëllonin vëllezërit Osmënajdhe si pasoje është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë Argjir Gjokaj.Gjithashtu si pasojë e qitjes me armë zjarriështë plagosur dheArif Bejtja. Në vijim nga kërkimet e policisë gjyqësore është bërë e mundur kapja në flagrancë e Jaçe dhe Namik Bejtja në banesën e Ermira Bejtja, e cila rezulton të jetë vajza eRasim Bejtja dhe motra e Arif Bejtja. Nga ana e policisë gjyqësore është bërë arrestimi në flagrancë i Arif Bejtja,Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja, për të cilët prokuroria kërkon në gjykatë caktimin e masës së “arrestit në burg”.

I plagosur

Gjithashtu në spital ka shkuar i plagosur Arif Bejtja, i cili kishte plagë tejshkuese të shkaktuar me armë zjarri në dorën e djathtë tek pjesa e parakrahut afër brylit.

4 të arrestuar

Nga ana e policisë gjyqësore është bërë arrestimi në flagrancë i Arif Bejtja,Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja, për të cilët prokuroria kërkon në gjykatë caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Vrasja

Gjatë kësaj ngjarje e cila ka zgjatur rreth 10 minuta Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj kanë ndërhyrë për të mos lënë shtetasit e mësipërm të qëllonin vëllezërit Osmënajdhe si pasoje është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë Argjir Gjokaj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 15/06/2019 08:36

    Kafshet te shkojne ne kopsht zoologjik,u hap ruge per tju bere njerez ja rezultati dhe e dyta keto jane armet qe u moren nga depot ne 97-ten mos ta harrojme.

    Përgjigju
    • Drejtesi: 15/06/2019 19:34

      Po Manipuloni Faktet! Keta 70-vjecaret nuk i kapka plumbi!I gjuajne me dy pistoleta! Kapi Pistoleten, pastaj se si e leshoi kete pistolete qe Mersini e Zbrazi dhe paska marre Pistoleten tjeter vetem llogjika juaj nuk e kupton qe nuk shkon! "Mersini gjuajti me dy pistoleta" por Pleqte Osmenaj nuk i Shpoka Plumbi! Ta dine Lexuaesit, Ngjarja eshte kjo me poshte! Osmenajt nuk kane lejuar rikonstruktimin e rruges qe shkon tek Banesat e bejtajve pasi ajo kalon ne token e tyre! Arif Bejtja, Nami kdhe Jace bejtja nuk kane qene fare ne Sherrin qe ka ndodhur, ka qene vetem Mersin Bejtja!Osmenajt pervec vepres penale per bllokimin e rruges, kane kryer edhe vepren penale te kundershtimit te Autoriteteve per Rehabilitimin e rruges. Pervec kesaj ajo pistoleta e dye ka qene e Osmenajve dhe ka shume mundesi qe vrasja te jete kryer nga Osmenajt qe ju i nxirrni te Paster! Kush ju ka Pagar? Ju dhe Ai qe ju ka shtremberuar faktet do te mbani pergjegjesi! Shkoni dhe Kontrolloni faktet ne prokurori! Nuk do ta leme me kaq te Sajoni histori per te shkaterruar jeten e 3 adoleshenteve, 18,19 dhe 21 vjec. Mesa duket Leket e Olsi Osmenaj, djalit te Fatmirit, paskan bere pune, por do tju dalin per Hundesh Shume shpejt! Publikimi falso qe keni bere ka Shkaterruar jetet e tre djemeve te pafajshem, per kete do te pergjigjeni ju dhe Shtremberuesit e kesaj ngjarjeje!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen