Vrasja e Argjir Gjokajt, arrest me burg për tre të arrestuarit/ Zbardhet dëshmia

VLORË-Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për tre të rinjtë, që akuzohen për vrasjen e administratorit të Njësisë Kotë dy ditë më parë, Argjir Gjokaj. Togat e zeza kanë lënë në burg tre kushërinjtë Arif, Namik dhe Jaçe Bejtjan, e ndërsa Mersin Bejtja vijon të jetë në kërkim. Në seancën e sotme, Arif Bejtja ka mohuar të ketë qenë ai autori, teksa ka theksuar se ai ka shkuar në vendngjarje pasi janë dëgjuar krismat.

"Kemi shkuar në vendngjarje vetëm pasi dëgjuam krismat. Gjeta duke u përleshur Mersin Bejtjan me vëllezërit Osmënaj", tha Arif Bejtja në seancën gjyqësore.

Tre të rinjtë u arrestuan dy ditë më parë, të cilët kanë lidhje gjaku me viktimën. Ky i fundit, ka ndërhyrë për të shuar konfliktin për një rrugë që po hapej në zonë mes anëtarëve të familjes Bejtaj dhe një fadromistit, por kjo tentativë ka qenë fatale për të pasi u plagos në gjoks dhe më pas humbi jetën në spitalin e Vlorës.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK