Vrasja e Armando Baboçit gjatë sherrit me shkopa bejsbolli në 2020 në Durrës, arrestohet një nga autorët

Vrasja e Armando Baboçit gjatë sherrit me shkopa bejsbolli në 2020 në Durrës, arrestohet një nga autorët

Makina e demtuar gjate sherrit

Arrestohet një nga autorët e ngjarjes së ndodhur në shtator të 2020 në Durrës ku u vra Armando Baboçi dhe u plagos i biri Erald Gjini pas një sherri me shkopa bejsbolli. Në pranga ka rënë Anxhelo Boçi, për veprat penale "Vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". 

"Pse më sheh" ka qenë ky motivi i sherrit masiv, ku një grup prej 5 personash u konfliktuan fizikisht me sende të forta në 19 shtator 2020 dhe më pas me armë, duke vrarë 39-vjeçarin Armando Baboçi (Gjini) dhe duke lënë të plagosur djalin e tij, Erald Gjini 19-vjeç.

Një shikim i shtrembër në ambientet e një berberhaneje ka sjellë përplasjen fizike që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Dy protagonistët e sherrit Klodjan Daci 19 vjeç, tashmë i arrestuar dhe Eraldo Gjini, djali i viktimës Armandos, kishin shkuar për t'u qethur në një berberhane. Por teksa qetheshin, ata kanë parë njëri-tjetrin me vështrime dashakeqase e për pasojë filluan të ofendojnë dhe qëllohen me grushte të dy së bashku. Sherri ka vijuar më tej jashtë ambienteve të berberhanës, ku Eraldo Gjini, mësohet se e ka goditur Klodian Dacin, me gërshërët, që kishte marë tek berberi, duke i shkaktuar dëmtime në dorën e djathtë.

Mandej kanë ndërhyrë persona të ndryshëm, ku i kanë ndarë dy personat e përfshirë në konflikt. Klodian Daci, ka shkuar në banesë dhe ka njoftuar vëllanë e tij më të madh, për çfarë kishte ndodhur. Të dy së bashku dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Eraldo Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij. Si pasojë e përplasjes fizike dhe sendeve të forta, Klodian Daci, ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar katër herë, duke e vrarë në vend Armando Baboçin alias Gjinin dhe plagosur djalin e tij, Eraldo Gjini. Florjan Daci, i është afruar Anxhelo Bocit, duke i marrë nga një çantë marsup, një armë zjarri pistoletë dhe më pas afrohet, tek Armando Baboçi,duke e qëlluar më armë zjari.

Të arrestuar më parë për këtë ngjarje janë Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK