Vrasja e Artan Cukut, pezullohet me një vit gjyqi për Bledar Jambellin

Vrasja e Artan Cukut, pezullohet me një vit gjyqi për Bledar Jambellin

Bledar Jambelli (majtas) porositësi i vrasjes dhe komisari Artan Cuku

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullojë me 1 vit gjyqin për Bledar Jambellin, personin e akuzuar si porositësin e vrasjes së komisarit të Policisë, Artan Cuku. Jambelli është gjykuar në mungesë, ndërkohë që burime për Report Tv, bëjnë me dije se pezullimi i këtij gjyqi është bërë me qëllim që të njoftohet Jambelli.

Ndërkohë që në burg, ndodhet ekzekutori i Cukut, Mikel Shallari. Në seancën e datës 11 shtator, 2018, seanca u shty për shkak të mungesës së Jambellit dhe Kristian Lecit, të dy të shpallur në kërkim nga policia. Kristian Leci, akuzohet si ndërmjetës i porosisë pasi është kushëri me Mikel Shallarin.

38-vjeçari Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes. Bledar Jambelli mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë, menjëherë sapo Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës