Policia greke vijon punën për të identifikuar dhe kapur personat që janë të implikuar në vrasjen e avokatit grek në një lagje  të populluar të Athinës.

Policia greke  ka shpallur në kërkim Aleksandros Mata, i cili mendohet së është arratisur në Shqipëri.

Vrasësi i avokatit prej shumë kohësh jetonte dhe vepronte në  Greqi. Mbrëmjen e kaluar është arrestuar një tjetër shqiptar, i cili e ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se ka marrë 3000 euro për vrasjen e avokatit.

Në vrasjen e avokatit mendohet se janë  të përfshirë  disa persona, por ditën e sotme policia greke ka publikuar një tjetër foto, e cila identifikon personin tjetër që është në kërkim  nga autoritetet.

vrasesi ne kerkim

(Në foto shqiptari i shpallur në kërkim i identifikuar  me emrin , Aleksandros Mata)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com