Vrasja e avokatit grek, shqiptarët
kërcënojnë gjyqtarët:Jeni të vdekur

Vrasja e avokatit grek, shqiptarët<br />kërcënojnë gjyqtarët:Jeni të vdekur<br /><br>
Këtë të premte u mbajt seanca kundër dy të pandehurve në Gjykatën e Përgjithshme të Athinës, si porositës të vrasjes së avokatit të njohur grek, Jorgos Andonopulos, më 12 nëntor të 2017-ës. Gjatë kësaj seance pati shumë debate të ashpra ndërmjet të akuzuarve Arber Bako e Olti Dulçes me trupën gjykuese.

Të akuzuarit që janë të burgosur, akuzuan trupin gjykues se janë kërcënuar me vdekje dhe se kundër tyre është kryer tentativë për t'i vrarë në qelinë e burgut, por që askush nuk ka reaguar. Më pas ata janë larguar nga salla e gjyqit duke sharë gjykatësin edhe të pranishmit në sallën. 

Erdhën të na vrisnin në qeli në Koridhalo. Dua të diskutohet tani”, tha Arbër Bako dhe gjykatësi i kërkoi të bisedojë me prokurorin.

“Kemi thënë dhe nuk bënë asgjë. Po të doni të vazhdojmë gjyqin, le të vijë këtu tani. Ne bëmë luftë të gjejmë kush janë truri dhe ju nuk doni t’ia dini. Nëse ju paguajnë, ti vini… Jeni të gjithë të vdekur”, ju përgjigjën të akuzuarit gjykatësve.

Dy shqiptarët u larguan në shenjë proteste nga seanca gjyqësore. Të dy akuzohen edhe për porositjen e vrasjes së avokatit grek Mihalis Zafiropulos më 12 tetor 2017. Pas largimit të tyre, seanca vazhdoi normalisht. Gjyqi vijon më 24 janar, ndërsa një kurd ka pohuar se është paguar për të eliminuar dy shqiptarët.

arber bako dhe
Arber Bako dhe Olti Dulçe

VIDEO e arrestimit te njerit prej autoreve te vrasjes

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS