Në Kalitheas të Patras, aty ku ndodhej banesa e 32-vjeçarit shqiptar i cili vrau avokatin e njohur grek Michalis Zafeiropulos, policia ka sekuestrua një kallashnikov, një pistoletë, eksploziv, një granatë, dhe uniformë policie.

Fotot e arsenalit të armëve janë bërë publike nga policia greke, pas seancës së parë gjyqësore në ngarkim të shqiptarit.

Policia greke ka njoftuar se në vrasjen e avokatit grek Zafeiropulos, kanë qenë dy shqiptarë, njëri prej të cilëve 32 vjeçari i arrestuar, ndërsa i dyshuari i dytë, sipas autoriteteve, mendohet të ketë kaluar në territorin shqiptar.

Të dy shqiptarët kishin planifikuar për t'i marrë Zafeiropulos 5 milionë euro, për të financuar arratisjen nga burgu i Koridhalos.

ibrahim shqiptari avokatgi grek
Shqiptari autor i vrasjes se avokatit

avokati grek
Viktima avokati Michalis Zafeiropulos dhe vendi ku u vra

[gallery]24509[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com