Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të dyshuar për vrasjen e avokatit të njohur Michalis Zafiropoulos, ngjarje kjo e ndodhur në 12 tetor të këtij viti, pranë zyrës së tij në një lagje mjaft të frekuentuar të Athinës. 

Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 32-vjeçar nga Shqipëria, por s'bëhet i ditur identiteti i tij. Ai ka pranuar krimin si dhe ka thënë se ishte porositur dhe paguar 3000 euro. Shqiptari ka dhënë detaje edhe mbi porositësit e krimit. Ai ka thënë se ishin tre shqiptarë të burgosur në burgun Koridhalo, ku vuajnë dënimin për krime të mëparshme, ata që i kishin kërkuar të bënte vrasjen në këmbim të tre mijë eurove. 

Policia në ra në gjurmët e shqiptarit menjëherë pas krimit pasi ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë në zyrën e avokatisë. Pas tre jave në arrati, autori u zbulua në një banesë në Patra. Ai tentoi t'i ikë policëve grekë, por përpjekja e tij nuk pati sukses, duke u arrestuar. 

Hetuesit dyshojnë se shqiptari ka pasur bashkëpunëtorë në këtë krim. Michalis Zafeiropoulos ishte një avokat i njohur penal dhe djali i ish-deputetit të Demokracisë së Re, Nondas Zafeiropoulos.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com