Vrasja e avokatit të njohur grek, Michalis Zafiropoulos, më 12 tetor, në mes të Athinës, ka ngritur në këmbë policinë, e cila dyshon se pas ngjarjes së rëndë fshihen disa shqiptarë. Tre shqiptarë, të burgosur për përfshirjen në një tentativë vrasjeje më parë, janë dërguar në GADA, për t'u marrë në pyetje, pasi dyshohet të jenë ndërmjetës mes njerëzve që dhanë urdhrin dhe vrasësve.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se të burgosurit janë përfshirë dhe në një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në nëntor të 2014, në Microlimano. Në këtë ngjarje të përgjakshme kishin mbetur të plagosur 14 të mitur në një bar.

Sipas informacioneve nga GADA, të paktën 50 persona, shumica me oirgjinë shqiptare, janë thirrur për të dëshmuar.

d.c./shqiptarja.com