SHKODER- Arrest 15 ditë burg është masa e sigurisë për 25 vjecarin Leonard Nikaj i cili akuzohet si bashkautor në vrasjen e Frederik dhe Jurgen Marku përpara 5 ditësh në qytetin e Shkodres. Përpara togave te zeza prokurori i ceshtjes Ermir Lelcaj kërkuar shpalljen e ligjshme të ndalimit të 25 vjecarit dhe caktimin si masë sigurie 20 ditë burg për 25 vjecarin. Nga ana tjetër avokati mbrojtës Isuf Lita kërkoi nga gjykata vlerësimin e paligjshëm të ndalimit të Nikës dhe moscaktimin e masës së sigurisë. Gjykatësi i çështjes Albano Çepele vlerësoi si të ligjshëm ndalimin ndërsa caktoi si masë sigurie 15 dite burg në dhomat e paraburgimit në burgun e Shën Kollit.
Përpara trupit gjykues vetë i ndaluari Leonard Nikaj mohoi se ka gisht në kryerjen e krimit, kur deklaroi se me 29 Gusht ka qënë me disa të afërm të tij në Theth ndërsa në hyrje te fshatit turistik është ndaluar nga 5 përsona që nuk i njihte dhe kanë nisur të debatojnë. Më pas këto të fundit i kanë qëlluar dhe i kanë kërcenuar se në rast se do i shihnin më në Theth do i qëllonin. Pas kësaj ngjarjej sipas Nikës, janë kthyer në Shkodër ndërsa pasdite 25- vjecari është thirrur në polici për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen ku ka deklaruar se nuk i njihte fare agresorët dhe nuk dinte shkakun e ngjarjes.
Ndërkohë me 30 Gusht Nika ka deklaruar se ka qënë tek i vëllai në Velipoje, dhe me të kthyer të afërmit e kanë lajmëruar se e kërkojnë në polici. Në momentin që është paraqitur në komisariat është ndaluar si bashkautor ne krim, që sipas 25- vjecarit nuk ka asnjë dijeni. Nga ana tjetër forcat e policisë vijojnë aksionet për prangosjen e personave të tjerë që dyshohen si bashkautor të ekzekutimit të Frederik dhe Jurgen Markut në qytetin e Shkodres me 30 Gusht.
Ndërsa Frederiku vdiq menjëherë pas atentatit, i biri vdiq tre ditë më vonë, më 1 shtator. Viktimave iu dogj dhe vila në Theth.
(sg/en/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com